“S’KA DASHURI TË PARË A’S TË FUNDIT”

0

Nga : Meri Mezini

Mos më gënje t’më thuash

më ke dashur vetëm mua,

dhe unë do gënjeja

po të thosha të kam dashur

vetëm ty,

kalvari i dashurive

në zemrat njerëzve

nuk është një dashuri

e vetme apo dy.

Ne biem në dashuri

dhe duhemi si të çmëndur

unë të dashuroj më dashuron

edhe ti

kur zjarri i dashurisë

shuhet brënda shpirtit

ai shuhet brënda meje

shuhet dhe te ti.

Nuk dua deklarata

a’s betime të zjarrta

të dua ty dhe kurrë

nuk vë kufij

dashuria ushqen shpirtrat

e dashuruar

më ushqen mua të ushqen dhe ty.

Nuk ka dashuri

të parë a’s të fundit

Shpirti dashuron

është gjithmonë i ri

Pandershmëri

nuk është një dashuri

e humbur

pandershmëri

është të mos njohësh dashurin.

Njeriu lufton të jetë

gjithmon i lumtur

do që dashuria

të ketë përjetësi

dhe disa copëza

të saji të bëjnë të lumtur

kur mbaron ajo

dhimbja s’ka kufij .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.