TË PRITA 

0
50
Mund të jetë një imazh i 2 persona, balluke, flokë bjonde dhe syze
Trokita në dritare
Bashkë me flladin e erës!
Të prita
Kur të bien akrepat e orës
Cep me cep
Me njëra-tjetrën
Me zogjtë e pranverës
Kënduam këngën
E ditëlindjes së verës
Në mëngjes
Me rrezet e diellit
Trokita në dritare
Bashkë me flladin e erës
Të putha në faqe
Lëndina
Të qeta ëndrrash
Me sy pasqyrë
Burim që ushqen
Vargje poezie
Në ditën e lindjes
Më panë me zili
I dua ëndrrat
Ja thash me ëmbëlsi
Kënga endet me ty
Si endet zogu verës
Për ty lulëzon dhe
Lulja e pranverës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.