TË MBROSH NJË SOCIOPAT

1
245
Luiz Ejlli - BBVIP
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Unë nuk kam qëllim të mbroj apo shaj dikë. Por të informoj publikun, për aq sa mundem, me të mirat e të këqiat rreth një personi, fenomeni apo dukurie shoqërore, politike, natyrore, etj.

Kështu ndodhë edhe me Luiz Ejllin (në foton kryesore), personazhin e BBVIP Albania, i cili ka marrë famë më shumë për sjelljen e tij kontroversiale, por edhe plot humor e ngjarje në Big Brother VIP Albania.

Një shok i tij nga Shkodra, thotë për ‘Shqipëria Live’, se Luizi e ka fituar çmimin e publikut aty, por se a e fiton Big Brother, kjo mbetet për t’u parë. Dhe kjo është racionale, përveç klikimeve, duhet që Luizi të fitojë edhe votat e publikut që të fitojë, nëse e marrim si të dhënë, se votat numërohen nga produksioni ashtu si edhe shkojnë atje nga mbështetësit e secilit pjesëmarrës.

Luizi mes një sociopati dhe një heroi publik

Kur një persojnazh publik hyn në një format si BBVIP, fama që merr dhe diskutimet rreth tij rriten në përmasa të mëdha. Se formati është i tillë. Diskutimet janë për mirë apo për keq.

Luizi e filloi keq në fillim, por rrugës ka ardhur duke i ndrequr disa gjëra e megjithatë, shija e keqe e fillimit, nuk u është hequr shumë kujt, ndërsa ai krijoi edhe fansat e tij, sidomos te shumë vajza e gra, të cilat ranë në dashuri me të, pasi ai foli me Kiarën për sëmundjen e tij, tumor të shpërndarë në gjithë trupin, që doli se është e pavërtetë, që e bëri Kiarën të tronditej e të thoshte se ajo nuk do e linte kurrë, sikur ata të ishin të lidhur bashkë.

Kjo dashuri e një publiku të caktuar u rrit edhe kur ai hëngri shpullën turinjve nga Kejvina… Sa mirë e duroi ai?! Kjo erdhi si konsekuencë e gjuhës së tij, ai zihej me këdo e për çfarëdo aty, nuk ia përton, dikush e duron, por shumica jo. Luizi humbet shumë energji duke u zënë kot me tjerët aty, për lojë, pa e analizuar mirë se ku i del kjo punë. Pra, i mungojnë analizatorët racionalë. Por kjo i ka dhënë Luizit edhe një reputacion publik. Duke e parë shumë njerëz Luizin si një njeri të kërcënuar aty benda për natyrën e tij, por nga ana tjetër, në dinamikën e lojës, se si zhvillohen ngjarjet, edhe si viktimë, pak nga produksioni për të rritur shikueshmërinë publike, e pak nga fama e tij si këngëtar, njerëzve u erdhi keq për të dhe u ngritën edhe në protestë, që të mbronin ‘luanin’, ‘heroin’ e tyre përballë ‘hienave’, si u thotë ai aty banorëve të tjerë në Big Brother.

Roli i Luizit në Big Brother nuk mund të injorohet, prandaj edhe unë po e analizoj këtë dukuri, fenomen të tij aty, pasi ka krijuar një interes publik. Edhe pse Luizi në fillim u duk më shumë si një sociopat e mashtrues publik, por e kemi të mbushur plot shoqërinë tonë me tipa të tillë, që kanë edhe sukses në jetë, por i kanë edhe kufizimet e tyre. Ndoshta Luizi nuk është ekstremisht as njëra e as tjetra, por është një personazh publik, me të mirat e të këqiat e tij, dhe mundësitë që ai ka patur në jetë, në këtë Shqipërinë tonë.

Luizi dikur ka punuar kamerier e banakier në një lokal në Shkodër, por edhe ka kënduar, dhe në vazhdim mori famë edhe si këngëtar. U lidh për 10 vjet me Megin, vajzën e Jozefinës, e cila më pas shkoi për studime në Francë, Strasbourg, ngaqë Jozefina ishte ‘shefe e madhe’ në PD e në shtetin shqiptar. Luizi shkoi si diplomat në Paris, pikërisht sepse e dashura e tij Megi ndodhej atje. Dhe nuk mund të thuash se ishte fat i vogël për të.

Kur u kthyen nga Franca, Megi u punësua në Bankën Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë, e me sa duket Luizi që nga viti 2011 filloi punë si noter në Tiranë. Duket se edhe ai e kishte marrë një diplomë të juridikut ‘me mik’ nga Gaci në Shkoder, dhe synoi të punonte si noter, por ngaqë nuk e ushtronte punën e noterit si duhej, në vitin 2021, sipas Dhomës së Noterëve, atij ia hoqën edhe licensën. Ngaqë Luizi e përmendte faktin e “dorëzimit të vulave” të noterit në Big Brother, reagoi edhe Dhoma e Noterëve, duke treguar se si atij për herë të parë i dhanë një shumë parashë në vitin 2018, pas kërkesës së tij për pamjaftueshmëri të ardhurash, se nuk punonte, të cilat Ardit Çuni tregoi në BB Fans Club, se ai i kishte përdorur ato para për ndërhyrje në by… për hemorroidet.

Sa i përket sëmundjes “tumorale” që Luizi përmendi, njerëzit dyshuan se edhe i ati i kishte vdekur në moshën 63 vjeçare në New York, por sipas asaj që tregon Luizi vetë aty, i ati ka vdekur nga një goditrje në zemër, duke ndenjur në një kafe me shokë, se sa nga tumori. Pra, frika se Luizi vuan nga një sëmundje e tillë, edhe pas analizave që bëri, nuk është evidente. Por mund të thuhet se Luizi për natyrën e tij fluide, është edhe një manipulues natyral në masë. Aq më tepë se po merr pjesë në një lojë, ku shfaqen edhe cilësitë e tij prej xhungleri.

Interesi publik dhe analiza për mirë e për keq e Luizit

Për shkak të sjelljes së tij kontroversiale, Luizi ngjalli interes publik dhe kuptohet se në këto raste ke njerëz pro e kundër, që edhe të analizojnë në mënyrën e tyre. Edhe unë kam bërë disa shkrime e puostime, qoftë edhe në Facebook në lidhje me Luizin, që prita të ishte më serioz dhe më i përmbajtur, por është Luizi që shohim aty, me të mirat e të këqiat e tij. Ne analizojmë Luizin që është, nuk mund të krijojmë një Luiz ideal, për të kënaqur adhuruesit e tij.

Robert Aliaj tha në një shkrim, se Luizi përfaqëson psikologjinë e turmës, në një përpjekje të tij, për të sqaruar këtë masivitet ndjekësish të Luizit. Në një nominim me të birin e tij aty brenda, Kristin, doli se Kristi në fat ka votues jashtë më shumë se Luizi, pavarërsish mbështetjes publike që ka marrë ‘luani’, ‘heroi’ këto kohë. Se kush i din punët, shikon të organizojë fansat në dërgimin e SMS-ve, gjë që nuk pritet nga një Luiz disi i hallakatur e gallataxhi.

Më pas Bled Mane në ‘E diell’ tha se “Luizi ka ndër tjera edhe një ves të keq, luan bixhos, dhe uroj që kur të dalë ta ketë lënë këtë”. Edhe pse Bledi kishte dashamirësi për të, ai nuk shpëtoi pa u sharë nga fansat emocionalë të Luizit, një pjesë e të cilëve më shanë edhe mua në Facebook, kur e publikova këtë thënie të tij, se u kisha ekspozuar idhullin e tyre për një ves, që ata donin që Luizi të mos e kishte…

Dikush thoshte se unë e kam inat Luizin, dikush tjetër se nuk jam malësor, dikush tjetër pse ky vrer kundër ‘luanit’, e dikush tjetër se do më bëjë unfollow, e një tjetër nga Tuzi se ajo ‘e dinte pse unë po e sulmoj Luizin’. etj. etj. Kjo pra është psikologjia e turmës, ose narcizmi në grup, që të ngre e të hedhë sipas situatave të caktuara. Jetojnë me iluzionin e idhullit të tyre dhe nuk kanë dëshirë t’i zhgënjejë e kjo i bën ata, ta idealizojnë ‘luanin’, ‘heroin’ e tyre, përballë ‘hienave’, dhe shkëputen në fakt nga realiteti objektiv.

E ti ndeshë natyrshëm në kundërshti kur synon t’i ulësh fansat e tij me këmbë në tokë, pasi idhulli i tyre ka marrë një status ideal. Nëse ti Luiz nuk i gjykon njerërzit – si thua më lart, të gjykojnë tjerët. Nuk mund ta shmangësh këtë në publik. Pastaj ty nuk të pushon goja, ti thua shumë gjëra e shpesh bie në kundërshti edhe me veten. A duhet ne nga këtu jashtë t’i analizojmë këto gjëra, apo jo? Këtë edhe po bëjmë.

Luizi si njeri

Sa i përket Luizit si njeri, ai mund të konsiderohet si njeri i hallakatur dhe i palidhur me realitetin sa duhet, nëse nisemi nga mundësitë që ka patur në jetë, fati që e ka shoqëruar atë dhe sa i ka shfrytëzuar ai këto mundësi që i janë dhënë në jetë. Për 10 vjet i ‘fejuari’ i Megit, vajzës së Jozefinës e tralala… Kot nuk u nda Megi e cila tani ka dy fëmijë me dikë tjetër. Luizi u tregua mendjelehtë dhe nuk kapi asgjë serioze sa ishte Jozefina në pushtet, u mjaftua me një post diplomatik në Francë, të pamerituar, por kush po pyet. Biznes nuk mori. Unë kam psh. një uebfaqe për Shkodrën, të cilës i është referuar si burim për Shkodrën edhe gazeta austriake Die Presse, dhe nuk është se kam përfituar ndonjë mbështetje për të, as kam kërkuar, e mbaj me shpenzimet e me punën time.

Por Terenc Pepa – ndryshe nga Luizi – ka përfituar nga një Start-Up nga ministria e Inovacionit, thonë se ka marrë 110 milion lekë nga ministrja Edona Bilali për një uebfaqe për promovimin e turizmit në veri. Terenci bën foto dhe video dhe i paraqet në uebfaqe dhe ka marrë mbështetje, sa për të bërë rrugën e Vuklit me asfalt. Por Luizi nuk ka marë tendera apo fonde nga a qeveria në kohën e Jozefinës në pushtet, gjë që mund ta kishte bërë, po të ishte i interesuar, sot ai do të kishte bizneset e tij dhe do të ishte në një pozicion tjetër, por është i hallakatur si njeri, dhe ka hyrë në Big Brother për show. A duhet ta themi këtë? Se disa po na sulmojnë si në kohën e Enverit, ‘mos fol’!

Luizi dhe Kiara

Unë nuk e njoh Luizin personalisht dhe nuk e dija se ai i ka këto të meta. Ngaqë e ka lënë Megi, mendova se ai po ka sukses me Kiarën dhe do të ishte mirë, se Kiara duket vajzë e zgjuar dhe e përmbajtur. Kjo edhe për ‘kunj’ të Jozefinës, që nuk e donte Luizin si dhëndërr se ishte ‘shtresë e ulët’ sipas saj. Pavarësisht se Luizi ka talentin e tij si këngëtar etj. sikur të sillej më korrekt, ai në fakt do të ishte më lart se Megi e se Kiara, e se shumë të tjerë, por Luizi është ai që shohim, ai që është, e pëlqeni ju apo jo atë.

Kiara Tito – moderatore dhe banore e BB VIP Albania 2

Ledës, një shoqes virtuale në Milano, po i thoja para dy ditësh, se Luizi nuk e do Kiarën realisht, si thotë ai ‘me gjithë shpirt’, ai gënjen me gjithë shpirt, se po ta dojë, ai do e mbronte atë, do e respektonte kërkesën e saj për përmbajtje, dhe nuk do të synonte ta ekspozonte atë, apo ta shpërdoronte. Por Luizi synon ta përdorë Kiarën si Donaldi Beatriksën, për show, dhe që t’i shesë mend shokëve të  tij batalla jashtë, se ja, shikoni çfarë ‘hamshori’ jam… Pra, Luizi synon ta përdorë Kiarën për lojë, dhe mbetet për t’u parë se sa larg do të shkojnë ata të dy aty brenda, se edhe Kiara ndodhet në atë shtëpi dhe në presion të disa anshëm. Të dëshirës e ndjenjave të saj, të kamerave, opinionistëve e publikut. Dhe me një Luiz gati maniak, që i rri ngjitur nga pas.

Vëllai im Qemali më tha, kështu janë të gjithë këngëtarët, si Luizi, tralalala… Jo i thashë, ka edhe si Dua Lipa, që në 5-6 vjet ka rreth 35 milion dollarë pasuri…

Se Luizi është i hallakatur, kjo po shihet edhe nga sjellha në atë shtëpi. A ka hyrë ai për lojë aty, për show, apo për të fituar 100 mijë Euro si Iliri më parë? Për këtë të fundit nuk duket se ka hyrë, se e ka ngatërruar qëllimin me dukjen. Me një fjalor fyes e banal, të nisur prej tij, e ndikimit që i ka dhënë banorëve aty, dhe sjelljes së tij të papërgjegjshme, Luizi ndryshe nga Ilir Shaqiri, që fitoi edicionin e kaluar, i ka dhënë shtëpisë një humbje prej minimalisht 24 mijë Euro deri tani. Nga 100 mijë Euro, shuma që do i jepet fituesit është tani 76 mijë dhe ka tendencë të bjerë. Dhe kjo nuk është një humbje e vogël.

Pra, fituesi cilido të jetë do të marrë më pak para se shuma e fillimit, për shkak të fyerjeve e parregullsive të tjera në shtëpi, dhe kjo shumë edhe mund të bjerë në vazhdimësi.

E fiton ose jo Luizi Big Brother, kjo mbetet për t’u parë, por ashtu si i ka humbur ai shumë shanse në jetë, mos u habisni shumë nëse ai i humbet edhe këto të dyja. Për shkak të natyrës jo stabile që ka dhe prirjes së tij më shumë drejt dukjes se drejt qëllimit në jetë.

1 KOMENT

  1. PO ça dreqin ke që i hyn analizave kur nuk e njeh personalisht apo thjesht po merresh me thashetheme. U mundova ta lexoj por sa pashë që thotë nuk e njeh personalisht e lashë. Shyqyr që nuk fillova me e lexu fund e majë se edhe me 2 rreshta që lexova më erdhi me vjellë në fakt. Ku dreqin e nigjove se Luizi ka përmend se vuan nga një sëmundje tumoriale? Kur e paska thanë Luizi kyt gja???? Ku i morët përgjigjet e analizave që nuk asht i sëmurë? Ku e dini ju sa pasuri ka Luizi? Apo keni nigju nji plak prej Vrithit që ka thanë ashtu apo kështu? Hyni tash edhe analizo Amosin e edukuar që ban humor me shitjen e organeve të fëmijve dhe i thotë pretendentes për të dashur ti më ngjitesh si muti pas këpucës ose analizo aktoren e famshme Gixhari për fjolorin e saj. Kush dreqin jeni ju që merrni përsipër me analizu jetën e një njeriu pa i dhanë mundësi të mbrohet, pa e njohur atë dhe pa nigju versionin e tij????

    Shënim: Po analizoj atë që shoh e atë që bën idhulli e luani yt, sipas asaj që njoh. Nëse ti bëhesh i famshëm sa Luizi, mund të analizoj wedhe ty Mr. Popaj… :p /AÇ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.