Të gjithë në qytetin e Koplikut e njohin Shekon, dhe po të gjithë nuk e mbajmë mënd ndryshe veçse kështu me letra dhe telegrame në duar, tek idergon në adresat e sakta. Por mbase çuditërisht shumë kujt , dhe veçanarisht pushtetarve nuk u bije ndërmënd të tregojnë një përkujdesje , një vlersim për këtë Njëri i cili për 67 vite me radhë ishte “telegrami” , ishte “mesanxheri”, ishte “Facebuku “ i të gjithëve, pra ishte “Ai rrjeti social ” i kohës, i asaj kohe kur nuk kishin lindur ënde këto rrjetët sociale të kohës së sotme.Sa prindër , nëna dhe baballar janë drithëruar nga gëzimi që u sillte me ato letra apo telegrame Shekoja , që ua dergonin djemt e tyre ushtarë , apo dhe në burgjet e diktatures!Emocione që ata të cilet i kanë përjetuar edhe sot e falënderojnë Shekon.
Teksa po bisedonim me Sheko Temon emblemën e gjallë të postës Shqiptare , na u afrua një përson tashmë në moshë pënsioni dhe na tha:Nuk eharroj kurr, kur Shekoja më solli një letër nga një qytet i largët i vëndit, atje ku unë kisha kryer shërbimin ushtarak. Ishte e dashura e cila edhe sot paskaq vitësh është mikja ime që më kishte derguar letër pas një viti e gjysëm lirimi nga ushtria.Një sadisfaksion i jashtëzakonshëm, kur e kujtoj edhe sot ndjej emocione , teksa Shekoja më dha në dorë atë letër që kishte derguese at ëmër të dashur për mua, e përfundojë kështu refimin e tij i moshuari, i cili erifalënderoj Shekon, duke ftuar edhe për kafe, në shënj mirëhje .
E pra Shekoja ishte “mesanxheri “ ynë.Na erdhi në vëmëndje ky përsonazh pikrisht sot në ditën Nderkombëtare të të moshuarve.Përse kaq pak vëmëndje ndaj këtyre përsonazhëve kaq të dobishëm për shoqërinë për shumë dekada?
Natyrisht një përgjigjë është: Sot vëmëndja i kushtohet pushtetarve dhe rrogëtarve që asgje nuk i japin shoqërisë , veçse marrin rrogën nga taksat e qytetarve .Dhe ja ,të gjithëve na kujtohen , se i kemi të freskëta, u jepen tituj “Qytetar Nderi “ “zhvatësve” të shoqërisë, servilëve , dhe miqve të servilëve e njerzë të punës dhe përkushtimit edhe sot në moshën 83 vjeçare si Sheko Temo lihen në harrësë.
O pushtetar, o këshilltarë të Bashkisë, o “kallzues” të propozimeve për akordimin e titujve , duhet ta dini se njerz si Sheko Temo nuk harrohen lehtë! Mbase të harruarit do jeni ju , ashtu si parardhësit tuaj.! Ndaj sot të mos harrojmë është 1 Teëtori dita e të moshuarve.!
Sheko Temo (kështu e thrrasin qytetarët e koplikut dhe të Malësisë Madhe)që e njehin që prej 63 vitësh si korrjerin e postës Shqipëtare. Ka dhenë nji kontribu të çmuar për gjithë Malësin e Madhe në shpërndarje e postes tek çdo qytetar,me saktesin dhe ndershmerin e tijë të jashtëzakonshëm. Sot ai është 83 vjeçar ,njer i respektushëm nga të gjitha shtresa e këtijë komuniteti. Shekoja për kontributi e pa çmuar që ka dhënë meriton tituj dhe trajtim të veçanët për vitet që i kanë mbetur. Pushteti lokal dhe më gjer duhet të vepronë dhe ti japin atë çka aji e merton. Respekt për këte emblemë të postes ashqipetar.