Vajza e Viktor Gjikës / Film pas filmi dhe “dashuria” për Tomken

0
50

Vajza e Viktor Gjikës: Më ra në “kokë” për Enea Zhegun (Tomkën). Amaneti që më la babi dhe zënka me të

 Vajza e Viktor Gjikës: Më ra në “kokë” për Enea Zhegun (Tomkën). Amaneti që më la babi dhe zënka me të

Vajza e regjisorit të njohur shqiptar, Viktor Gjika, Ester Gjika ka treguar se e shoqëronte të atin gjithmonë në xhirime.Edhe si pasojë, ajo krijoi dhe një dashuri platonike për shumë aktorë. Esteri veçoi Enea Zhegun, i cili i kishte shkaktuar ‘dridhjen’ e parë gjatë filmit “Njeriu me top”, ku luante rolin e Zigurit.“E kam treguar në disa episode përhumbjen time të parë ndaj Eneas, i cili luante rolin e Zigurit, se ishte djalë shumë i shkathët dhe shumë i lirshëm, çamarrok. Aty kam pasur ‘dridhjen’ e parë.Por edhe në filmat e tjerë unë fiksohesha shumë pas personazheve, jo thjesht pas çunave të bukur, por edhe pas vajzave, d.m.th pas personazhit.Gjithashtu edhe im atë dashurohej me personazhin kryesor, si të ishte mashkull, dhe femër.Ai u dashurua mbas Mato Grudës, mbas Dritan Shkabës, mbas Zanës. D.m.th i dashuronte shumë personazhet e tij, aq sa vetëm kështu arrinte t’i trasmentonte energjinë, ndjenjat dhe mësimet e tij se si të aktronin.D.m.th kishte një raport shumë simbioz me personazhin”, u shpreh Esteri në emisionin “Pas mesnate”.

“Nuk donte që të divorcohesha”, Ester tregon momentin e vështirë me të atinEster Gjika ka folur për marrëdhënien e saj me të atin. Ajo ka treguar se së bashku kanë kaluar edhe një periudhë ‘të ftohtë’ në distancë. Kjo pasi Esteri ka zgjedhur të divorcohet nga bashkëshorti dhe prindërit e saj nuk ishin dakord.Ajo ka zbuluar gjithashtu se nëna dhe babai e kanë ndihmuar shumë në rritjen e të birit, por që fatkeqësisht ka humbur shumë gjëra të rëndësishme nga rritja e tij, pasi ishte e detyruar të shkonte të punonte.“Ishte fillimi i viteve ’90 kur kishte kaq shumë shije liria dhe ne morëm çik kot. Edhe dalja nga ai gardhi, nga ai ambjenti i mbyllur, nga ai edukimi i ngurtë, nga rregullat e rrepta, sa ajo shije na bëri që të ndërmernim dhe vendime jo fort të lehta.Një prej të cilave ishte dhënia fund e lidhjes sime martesore dhe Viktori bashkë me Florën nuk kanë qenë asnjëherë dakord, por i qendruan shumë afër djalit tim, Polit.Unë mbasi linda, direkt pas 3 muajsh fillova punën. Atëherë nuk kishte babysitter, pastaj ky djalë në familjen time erdhi si i rënë nga qielli.Prindërit e mi kanë dashur gjithmonë të kenë një djalë dhe një vëlla për mua, kështu që Poli sikur të ishte fëmija i tyre, ‘e rrëmbyen’ në një farë mënyre.Më ndihmuan shumë sepse kujdeseshin për fëmijën, por ishte gabim shumë i madh nga ana e çiftit, nga ana ime dhe e bashkëshortit tim, sepse siç them në libër, ne kemi humbur temperaturën e parë, dhëmbët e parë, hapat e parë.Unë e kam parë Polin që ecte kur hyra në shtëpi një ditë dhe unë nuk e di kur ka qene momenti kur ai është shkëputur”, rrëfeu Esteri.

Porosia e fundit që i la i ati

Ester Gjika ka treguar se përmes librit “Film pas filmi, unë ‘E BIJA E’”, ka përmbushur dëshirën e fundit të atit. Ajo ka zbuluar se me këtë botim ka rrëfyer të gjithë kujtimet familjare, duke cituar edhe fjalët e të atit.Sakaq, Esteri ka thënë se për gati 5 vite nuk ka parë asnjë film të babait, pasi ndjente shumë dhimbje.“Kujtimet e këtij konteksti familjar do t’i shkruar ti. E vetmja gjë që të kërkon babi me ngul, është kjo.Do jesh shumë e sinqertë, do thuash të vërtetën, pa asnjë zbukurim, pa lulka siç thoshte ai si korçar, të vërtetën si ka ndodhur, si je ndjerë ti me një baba që shumicën e vitit, i cili shumicën e kohës që nuk ishte në shtëpi dhe ishte në shesh-xhirime, ndjesitë e tua pa filtra me të mirat dhe me të metat, me anët negative, me anët pozitive.Do thuash me sinqeritet atë që ka ndodhur vërtetë’, më tha babai. Ky episod që tregova ka ndodhur në shkurt të 2009.Unë për vite të tëra nuk kam mundur të shikoj dot filmat e tim ati, aq dhimbje kisha. Nuk arrija dot që t’i shikoja, sepse vetëm mallëngjehesha dhe vetëm thosha nuk është e mundur që ai nuk është më. Nuk është e mundur sepse ai kishte akoma kohë për të prodhuar kryevepra të tjera.Do t’i linte publikut kryevepra dhe filma që do të hynin edhe më tepër në thesarin e kinematografisë shqiptare. Edhe unë këtë porosi të tim eti, por më tepër ishte dëshirë, unë e mora si amanet, por ishte thjesht një dëshirë e tij, por fillova ta përpunoj pas shumë vitesh brenda meje.Për rreth 4-5 vjet nuk pashë asnjë film të babait tim. E kisha të pamundur. Kisha një ndjenjë refuzimi. Nuk arrija dot d.m.th, ktheja kokën nga ana tjetër. Edhe mbas këtyre 4 viteve, kur arrita ta përpunoja këtë sekuencë”, u shpreh ajo

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.