Anulohet mesha e Pashkëve Ortodokse në Shkodër, shkak muzika e lartë e lokaleve përreth kishës

0

SHKODËR– Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse është anuluar për shkak të muzikës.

Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarit At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën dhe në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën.

Kjo sepse në kishë, ka qenë e pamundur të dëgjohej fjala e famullitarit dhe mesazhi i festës për shkak të muzikës së lartë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.