ÇAMËRIA BISK I ËNDËRRËS NGA NAMIK SELMANI

1

Nga Prënda Sejdia – Reçension_  Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme

Asgjë nuk është ndërtuar në gurë pra, gjithçka është ndërtuar në rërë. Por ne duhet të ndërtojmë sikur rëra të ishte gurë, pati thënë Borges. Shekujt mbollën enigmat në vendin tonë e si rrjedhojë e fatkeqësive njerëzore edhe koha e shfaqi egërsisht mënxyrën e saj shekullore ndaj rracës sonë.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Dekadat kalojnë e shekujt bëhen më të venitur e të ngjan sikur pluhuri i harresës mbulon edhe kujtimet. Megjithëse, shumë e vështirë është ta harrojnë bijt e shqipes trojet e të parëve e vendet e tyre pasi dhe zemra e tokës e nxjerr piskamën e veçse me mallin mund ti përgjigjesh.Mund të jetë një imazh i 1 person  E kush më mirë së autori i librit “ÇAMËRIA BISK I ËNDËRRËS” i Zotit Namik Selmani mund të kishte vargëzuar më aq ndjenjë shpirti për tokën e grabitur dhunshëm që aq shumë e vuajtën ndër dekada. E në sjell ca vargje në mallë. – Mallë Çamërie i thonë; O sa larg të kam Çamëri E dot nuk i përkëdhel gurët e varreve Të kam larg Nuk e mbjell dot borzilokun kur vjen pranvera Të kam larg E dot nuk i zgjoj blegërimat e panumërta të staneve E dot nuk i mbledh kokrrat e ullinjëve në degë të njoma Sa larg të kam Shigjetat diellore të zemrës nuk i sjell dot tek ti Bakllavatë Kanë mbetur në furrat e lashta pa u Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë pjekur Prekma pak ballin Djersë e jermit kullojnë në Filat si shiu në prill Hiqmi pak rrudhat Që mes trishtimit më kanë mbushur dorën e ballin e rreshkur E grushti Më bëhet shumë më i fortë së grushti migjenian E gjoksi Më bëhet më i fortë e më i stërralltë se i Osman Takës Kudo ku vete Ca dhioli paramithie më japin dritë për shpirtin e vrarë E amanetet I zgjoj nga murranat dhe nga guri i rëndë i vatrës Malli më djeg në gjoks në varg e në sy Oiii moi oiiiiii Përmes vargjeve lëshon piskamën e lemeritshme të mallit, dhimbjes, asaj ndjenjës që pikon gjak zemre, ndaj ky kolorit dukurishë realisht identifikon kohën e zymtësisë, e ajo heshtje varri të ngjeth misht e bën të ndjehesh krejt bosh brenda vetmisë vrastare.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë Ç’ ngjau më ty Çamëri, ç’mund të thuash për ikjet a farën e mallkimit a kohë e liga e ulëritëse. Vonesë në kohë apo përtej realitetit.? Pra kjo poezi e të tjera si kjo që autori ka sjellë në këtë libër trajtojnë ato fenomene që të vrasin shpirtin pasi nuk ka më gjëmë se të përzënë nga shtëpia jote e trojet e të parëve. Zot e di seç mallkim e zu shqiptarin. Koha e ndodhitë për autorin janë tregues më vete, ç’makth e brengë për brezat. Ama, autori e sjell poezinë me përsosjen artistike të diskursit letrarë brenda sferave të letersisë dhe pasqyron thellësisht vuajtjen e krizës së vlerave njerëzore dhe përmes mallit shpërfytyron dhe fenomenet, ama për shoqërinë e gjërë shpreh shumë shqetësim për këtë çështje që mbeti me plagë hapur, ndonëse i përket botës shqiptare e më gjërë. Poezi të ngjashme në këtë libër gjen; – Simfonia e mallit për Çamëri – Bajamet e Çamërisë Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz të ulur– Çamëri ullinj pa vjela. – Amaneti i nënës çame – Kur prek Çamërinë, etj, që autorin e bëjnë shumë dimensional ky mjeshter i 64 librave tashmë, pasi sjell larmi temash e brendishë marramëndëse e demostrative, kundër padrejtësive greko- shqiptare e thuhet së gjaku nuk i qarkullon trishtimet. Ama plot stil dhe elegancë i përqëndruar në furinë krijuese plot vlera, e kështu që poetët misionarë udhëhiqen padyshim nga fuqia e talentit që zotërojnë. Autori përdorë bukur metaforën, por edhe përmes simbolikave sjell shqetësimet dhe egzistenën shekullore të gjëmës madhe që i ngjau shqiptarisë. Forca e brendshme e Namik Selmanit bën që vajin e mjerimin që përjetojmë ta kthejmë në vargje e këngë për shqiptarizmin. Në brendi të këtij libri gjen gjithashtu plot Ese dhe Tregime të zgjedhura ku spikat bukuria shpirtërore brenda çdo tregimi pasi assesi nuk mungojnë temat për Çamërinë. Sjellim disa nga ato. – Unë jam çam, mësuese. – Ju flet Çamëria. – Ese për shpirtin e Çamërisë. – Le të këndojmë për Çamërinë. – Letër nga Çamëria për SejdiMund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë Krelanin, etj. Le të sjellim temën e fundit pasi me shpirtin e madh të shkrimtarit që në fillim drejtohet më lutje për shpirtin e Sejdi Krelanit. -TË QOFTË I LEHTË DHEU I KOSOVËS E SHQIPTARISË SEJDI KRELANI. Mua, realisht kjo temë më tërhoqi vëmëndjen tek po e shfletoja ngadalë librin, sepse zemrën e gjërë e kanë njerëzit e mëdhenj e kështu më ngjan pikërisht me autorin Namik Selmani. – Pjesë nga Eseja. Heu, mos t’u harroftë emri trim i Çamërisë. Së ke luftu dhe për tokën time lum miku. Dhe për ëndërrën e gjyshit tim që vdiq më ëndërrën e moskthimit. Se ke rënë edhe për fëmijët e mij që duan të prekin varret e atyre që shkuan nga jeta. Se ke jetuar dhe për ta miku im. E di ti se si këndonin nanat çame fshehurazi grekëve që rrinin në përgjim për të goditur çdo shenjë shqiptarizmi. Mbanin ndër sëndukë një flamurë e këndonin mbi rrathët e djepeve të fëmijëve. – OMund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë FLAMURË KUQ E ZI KUR DO VALOSH PËRSËRI MBI KOSOVË E ÇAMËRI Plagët e tua të përgjakura do të jenë pjesa e flamurit të djemve çamë kur dikur do prekin nga afër trojet e lashta të gjyshërve e stërgjyshërve. Vetë jeta jote ishte flamurë që valëvitet në kujtesën e vargjet tona që janë të brishta para madhështisë tënde. Nder e lavdi për ty Sejdi Krelani. Nder e lavdi për dëshmorët e Kombit tonë. Sa shumë atdhetari ka brenda kjo ese, sa gjak i pastër shqiptari të përcjellë ndër deje, sa mishërim me botën njerëzore e gjitha si këngë në tel lahute a çiftelie siç ju këndohet trimave. E them metaforikisht, ekuivalenca tregon së njeriu ikën nga kjo botë si tufani në kohë dimri, por heronjtë prandaj kanë lindur për të mos vdekur kurrë. Poetët e shkrimtarët i sjellin të gjallë pasi kanë forcën krijuese që hyjnizon Penën të gërshetuar me shpirtërat e mirë të njerëzisë e rrojnë përjetësisht në mendjet tona . Eleganca e stilit krijues është e gjitha kreativiteti artistik, figurat, imazhet, i ngre në nivel mjaft të avancuar, ndriçon shpirtin dhe begaton historinë e letersisë.Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Në planin estetik, është ndjesia se e bukura dhe tragjikja janë ekuivante e njëra- tjetrës si gjurmim në thellësinë psikologjike të njeriut, sjell energji, atdhetarizëm, finesa dhe optimizëm ku kërkon bashkim Kombit dhe vlerësim maksimal për atdhetarinë, ndjenjën e dhimbjes së thellë për gjëmën që i ka ngjarë Kombit. Autori bashkë shoqëron realen duke krijuar universin e fuqishëm historik në traditën e rrëfimit.Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë Jo më kot mendoj unë, Namik Selmani, ka zgjedhur Malësinë e Madhe për ta promovuar librin e tij pasi këto dy pole të Shqipërisë kanë histori mjaft të ngjashme për sa i takon copëtimit, por dhe trimërive të pashoqe që pati në luftëra të shumta kjo Malësi më Burra trima e luftëtarë që bënë histori. Sepse Drita është sunduesja që sfidon errësirën. E falenderojmë autorin Zoti Namik Selmani për këtë libër interesant e më rëndësi të madhe kulturore, letrare e historike. Udhë të mbarë librit Suksese autorit Prenda Sejdia Lezhë Nëntor 2022

1 KOMENT

  1. Sa bukur e ke shkruar Namik. Prenda duhet te jete krenare qe ka zoteruar dialektin çam, se vërtet të jesh nga Puka e te shkruash edhe ca fjale çamerisht, natyrish eshte nje dore qe djeg duart te pjek geshtenja.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.