N’mes zemrave lidh dashuri.

0
86
Vjollca Aliu, Ferizaj
E nderuar Redaksi,
Duke vlerësuar punën tuaj, po ju drejtohem me kërkesën për bashkëpunim në fushën e letërsisë,  për botimin e poezive nga krijimtaria ime poetike në revistën tuaj.
Shpresoj se kërkesën time do ta miratoni, prandaj pres përgjigje pozitive, dhe pastaj do t’ju dërgoj poezitë e mia, që faqet e revistës të pasurohen edhe më shumë me copëza arti!
Respekt, 
Vjollca Aliu, Ferizaj

R. e Kosovës Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Redaksia  e Revistës “Fjala”  falenderon poeten  Vjollca Aliu  për dëshiren e saj për të bashkpunuar  me  ne.Poezit  e saj janë  brilante , dhe plot  sharm, ndaj  vlersojmë maksimalisht forcen e vargut të poetes.Edhe një herë  faleminderit, “dyeret  ” e revistes “Fjala ”  janë të  çelura për jo dhe cilindo poet mbarë Shqiptar.
PERLË

Në vargje poezie rimon
N’mes rrezesh bëhesh shkëndijë
Në degë pemësh fruta lëshon
N’mes zemrave lidh dashuri.

Fytyra jote nur bukurie
Buzëqeshja si refren i këngës
Nën fresk bliri bëhesh hije
Tingull i kristaltë në ninullën e nënës.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
PËRPLASJE


Pas dyerve të mbyllura
eci krahëthyer
gjurmëve hijeplotë,
e fuqia e mendimeve
nuk më lë të fle.
Ndërgjegjja më jep zemër
të përplasem
me hijen e erës
e cila luan
lojën e engjëllit
në rrugën e shpresës.
Në çdo frymëmarrje,
gjiganti i brendshëm
gjakut të pastër
i jep fuqi të pakufijshme,
shtigjeve plot jetë,
plot kthjelltësi,
mbush me energji.

NDJENJAT NË PIKTURËPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kur vapa djeg
e dielli përcëllon,
ajo përmbi zenit shkëlqen,
merr dhe fuqi,
bëhet rrezeshpuese,
ndez flakë
atë shpirt plot brishtësi.
Drita e syve zjarr,
rrezedritë i lëshon
fytyrës plot nur,
zjarri e flaka marrin hov,
mbi pëlhurë të bardhë
krijohet një pikturë.
Buzëqeshja derdhet si mjaltë,
e frazat metonimike
s’kanë mbarim,
sa e bukur kjo pikturë,
me shpirtrat prush
e fytyrat plot shkëlqim.


ZEMËRATËPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Me diellin inatosem

Pse ia merr natës bukurinë e hënës
Gurëve të lumit u marr inat
Pse ia ndalin vrullin gurgullimës së ujit
E me erën zemërohem
Pse i shpërndanë gjethet nga rrënja e drurit
Si emigrimi kur nënës ia largon fëmijët
Dhe, larg, shumë larg shtegtojnë zogjtë
Përtej maleve, andej detrave
Ku edhe dita duket natë
Prandaj, erës-kurbetit u mbaj zemëratë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.