Hoti i Malësisë së Madhe është histori qendrese, bese, force, krenarie, madhështie, ky vend është nderi i Malësisë së Madhe e mbarë kombit.
Nji Hot është krenari të jesh, në çdo kohë kjo trevë i ka paraprirë ndryshimit si Bajrak i parë, flamurtar që me vepra ka treguar se e meriton çdo respekt e mirënjohje!
Nga këtu i çojmë të fala Kryeministrit se nga këtu do e marrë përgjigjen e merituar me 14 maj. Se bashë nga Hoti nis shembulli ma i bukur i bashkëjetesës fetare në Malësi!
Kush e ka cenuar bashkëjetesën fetare në Malësi të Madhe. Sepse në argumentet që jepën nuk na bindin. Askush nuk mund ta cenojë atë. Këto janë lathitje elektorale të cilit do qoftë që mund ti ken shprehur qoftë djathtas apo majtas janë absurde.
Këto historiçka janë të mbyllura njëherë e përgjithmon. Mos ngatrroni unitetin fetar me propoganden elektorale për qellime përfitimesh