Bardhi i kthehet Spiropalit: Ngelët çdo ditë në dyert e SPAK-ut, ora e drejtësisë do vijë edhe te ju

0
64

Deputeti Gazment Bardhi i përgjigjet ministres Elisa Spiropali për deklaratat e sotme në Kuvend, kur tha që deputetët e opozitës duhet të kenë një opinion për sulmin e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj SPAK-ut.“S’keni guxim ta përmendni emrin e Olsi Ramës, por e quajtët trafikant. Kjo çështje jo vetëm nuk është e hetuar dhe e gjykuar, por është një çështje e hapur që nga 2016, që duhet të hetohet nga SPAK-u. Babai yt i gjithë drejtimeve, Edi Rama ka të njëjtin qëndrim që the ti, kur goditet opozita del e bërtet fitore, kur i cenohen oligarkët i drejtohet SPAK-ut që kush jeni ju që bllokoni portin.A ishte Edi Rama që kërkonte llogari pse kishte bllokuar këtë investim në një pronë të grabitur, duke u bërë zëdhënësi i oligarkëve.Halli jonë jeni ju, nuk shëtisim çdo ditë siç shëtisni gjysma juaj. Hyn njëri këtej e del tjetri këtej. Çdo ditë ngelët në dyert e SPAK dhe dera e drejtësisë do të ngjitet një kat më lart, te ministrat, tek ish-ministrat, te kryeministri. Asnjëri nga ata që përmende ti nuk ka delir madhështie.Ka vetëm një hall dhe që duhet të mbaj përgjegjësi. E pamë herën e shkuar se sa e doni drejtësinë, për interesa korruptive të një ish-ministri, grisët dhe hodhët në kosh një nga vendimet e drejtësisë”, tha Bardhi në Kuvend.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.