Rrëfimi i një gruaje

0
62
Pas 35 vitesh martesë zbulova se burri:
– Është ai që sakrifikon gjithçka që ka në dorë për t’ia ofruar gruas, fëmijëve, nënës, motrës, babait ose nipërve e mbesave…
– Është ai që sakrifikon rininë dhe shëndetin e tij për hir të gruas dhe fëmijëve të tij, duke punuar vazhdimisht, e ndonjëherë deri në orët e vona, pa u ankuar apo qaravitur.
– Është ai që përpiqet të ndërtojë jetën e familjes dhe të ardhmen e fëmijëve të tij, edhe nëse kjo e shtyn të punojë dy e më shumë punë, qoftë edhe në kurriz të shëndetit.
– Është ai që vazhdimisht lodhet e rropatet, madje përballet dhe me kritikat e prindërve dhe të shefit në punë, sepse gjithë faji bie gjithmonë mbi të.
– Nëse del të argëtohet pak, është njeri i papërgjegjshëm…
– Nëse rri në shtëpi, është dembel.
– Nëse i qorton fëmijët nëse gabojnë, është brutal, e nëse nuk i qorton, është më i butë se duhet.
– Nëse e pengon gruan të punojë është despot, e nëse e lë të punojë është shfrytëzues.
– Nëse i dëgjon fjalët e nënës së tij është i nënshtruar.
– Nëse i dëgjon fjalët e gruas së tij, ai sështë burrë.
Përkundër gjithçkaje, babai është i vetmi person në botë që:
– Uron që fëmijët të jenë më të mirë se ai në çdo gjë.
– Lutet për të mirën e fëmijëve edhe kur është jashtëzakonisht i zhgënjyer prej tyre.
– Toleron fëmijët e tij kur janë të vegjël nëse i shkelin në këmbë dhe i toleron kur të plaken nëse i shkelin zemrën.5 shenjat që tregojnë se partneri juaj do të bëhet një baba i përsosur -  Albeu.com
– U jep fëmijëve të tij më të mirën që ka, apo edhe gjithçka që ka, nëse nuk mund t’u japë atyre më të mirën e botës.
– Nëse nëna e mban fëmijën e saj për 9 muaj në bark, babai e mban në mendjen dhe zemren e tij gjatë gjithë jetës.
Kjo grua e guximshme e përfundon rrëfimin e saj duke thënë:
Respektoni çdo burrë apo baba në jetën tuaj, sepse nuk do t’i kuptoni dot kurrë sakrificat që ai bën për ju…
Enas Magdy Radwan
Perktheu: Elmaz Fida

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.