“Festivali i Kitarave” në Shkodër/

0
209
Muzikanti Denis Bizhga solli disa nga pjesët më të njohura botërore
“Festivali i Kitarave” ka shënuar edicionin e shtatë të tij duke hyrë kështu në rrugën e traditës, iniciativë e muzikantit Denis Bizhga. Pasi ka lëvizur në disa nga qytetet e Shqipërisë, ky festival ndaloi për herë të parë edhe në Shkodër, në qendrën rinore “Arka” duke sjellë një repertor me periudha të ndryshme stilistike me emra botërorë si: Weiss, Mertz, Mangoré, Domeniconi etj. duke mos munguar edhe motivet folklorike të veriut.Organizatori dhe Drejtori Artistik i “Albania Guitar Festival” Denis Bizhga thotë se ky festival i shërben edhe turizmit kulturor duke promovuar qytete të ndryshme.Më tej artisti i skenës thotë se kitara është një instrument që e duan të gjithë dhe kjo e bën atë të dashur për njerëzit.”Festivali i Kitarave” do të mbyll edicionin e shtatë më 1 korrik në sallën “Tonin Harapi” në Tiranë ku pjesë e tij do të jetë kitaristi Jose Maria Gallardo Del Rey duke përkuar me aktivitetet e Javës Kulturore Spanjolle.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.