Këshilli i Sportit bënë ndryshimet e duhura

0
188
 Nga Defrim Methasani
Këshilli i lartë i sportit u mblodh sot dhe vendosi të bëj propozimet e duhura për disa ndryshime në ligjin për sportin, në shërbim të sportistëve dhe trajnerëve tanë. Krahas kolegëve të tjerë, si Fidel Ylli President i KOKSH, Lorik Cana, ish kapiteni i kombëtares, Avni Ponari President i FSHB, Erlin Pëllumbi, President i FSHV, Hysen Domi, Mjeshtër i Madh, Agron Kasa, Rektor i Universitetit të sporteve, Nikolin Jaka, President i dhomës së tregtisë, si dhe Erzen Tola, sekretar i përgjithshëm në MAS, mu dha mundësia edhe mua si anëtar i KLS të bëj dy propozime. 1- Të përfshihen tek shpërblimi special për rezultate të nivelit ballkanik, europian , botërorë apo olimpik edhe sportistët e moshave, me një përqindje më të ulët në pagesë.
2- Investimi në infrastrukturën sportive, pasi pa kushte cilësore, nuk ka rezultat dhe sport cilësorë. Në prani të ministres Evis Kushi dhe Zv Ministrit Endrit Hoxha, ky takim vendosi që së shpejti të ngrihet grupi i punës edhe për ndryshimin e ligjit të sportit dhe atij të sponsorizimit. E përgëzoj Znj Kushi e cila riktheu pas shumë kohësh Këshillin e Lartë të Sportit dhe e bëri atë faktor në zhvillimet pozitive të sportit në vend.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.