Përmendorja e Skënderbeut në Tuz, më 28 Nëntor?

0
47

LIVE - Intervistë me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj

Përmendorja e krye-heroit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të përurohet më 28 Nëntor në Ditën e Flamurit në sheshin e ri në Tuz, ka njoftuar Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj gjithashtu ka thënë se sheshi i ri në Tuz do të mbajë emrin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ku dhe do të përurohet përmendorja.TUZI NË KAPERCYEJT E SHEKUJVE ! | ALBDREAMS.NET

“Sipas vendimeve të komunës së Tuzit nga korriku i vitit të kaluar dhe përfundimit të rrugëve rreth sheshit të ri të Malësisë, po afron dita që sheshi i ri së shpejti të mbajë emrin e Gjergj Kastriot-Skënderbeut dhe të vendoset përmendorja e tij në këtë shesh.
Tashmë këshilli organizativ për ndërtimin e përmendores po zyrtarizohet për të përfunduar aspektin financiar të lartësimit të përmendores në mënyrë që me punë të përbashkët dhe me angazhim të përkushtuar që të perurojmë përmendorën e Skënderbeut më 28 Nëntor në Ditën e Flamurit.” në mes tjerash ka shkruar Nik Gjeloshaj.TUZI NË KAPERCYEJT E SHEKUJVE ! | ALBDREAMS.NET

Rikujtojmë se ngritja e përmendores së krye-heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në kryeqendrën e Malësisë, në Tuz është premtim shumëvjeçar i cili ka vazhduar të zvarritet nga viti në vit. Ish-kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në vitin 2021 kishte deklaruar se përmendorja do të realizohet në vitin 2022, pastaj në vitin 2023.Kryetari aktual Lindon Gjelaj, javën e kaluar, për portalin tonë kishte deklaruar se gjithçka është duke shkuar siç duhet dhe se beson se përmendorja do të realizohet gjatë këtij viti.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.