Operacioni i SPAK, në pranga vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialit Eduard Ndreca

0

Në kuadër të operacionit të SPAK që po zhvillohet në disa qytete të vendit është lëshuar urdhër arrest edhe për Armando dhe Elvis Ndrecën.

Të dy janë vënë në pranga.Armando Ndreca është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, ndërsa Elvisi është djali i xhaxhait të ligjvënësit socialist.

Gjithashtu me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka.

Mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.