Pushteti  dhe opozita në Kosovë me konsensus për çështjen e dinarit

0
56

Diskursi politik

Çështja e mospërdorimit   te dinarit  si valutë pagese në Kosovë ndikoj qe pushteti  dhe opozita te jenë të një mendimi duke mbeshtetur Rregulloren e BQK-së me të  cilën ndalohet përdorimi dinarit në Kosovë, duke e trajtuar këtë çështje si të brendshme të Kosovës, e jo pjesë e dialogut në Bruksel. Një veprim i tillë politik do të ishte e udhës të jetë identik edhe për çështjen e  Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse  kemi të bëjmë me mbrojtjen e sovranitetit dhe  të integriteti territorial i Kosovës

Nail   Draga Dr.Nail Draga: Diskursi socio-politik - Lajme nga Ulqini

Të ftuar nga Bashkimi Evropian (BE)  në Bruksel me 27 shkurt u zhvillua  takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe, me qëllimin që, siç thanë zyrtarët në Bruksel, të gjetet zgjidhje për Rregulloren e Bankës Qendrore (BQK) për operacione me para te gatshme. Sipas BE-së, rregullorja, për të cilën nuk janë zhvilluar konsultime, pati ndikim te pala tjetër. Pikërisht ne mungesë të konsultimeve paraprake, kësaj herë palën kosovare e ka prezantuar përfaqësuesi i BQK-së.

Bisedë për çështje teknike

Pra, është biseduar për çështje teknike  e jo në nivel politik në kuadër të dialogut në mes dy vendeve, ku një veprim i tillë është vlerësuar si nga pushteti dhe opozita në Kosovë. Dhe nuk ka si tëjetë ndryshe sepse  Kosova nuk duhet të lejojë që çështjet e brendshme të saj të zgjidhen në negociata me Serbinë. Të gjithë janë unik ne konstatimin se çështja e dinarit dëmton sovranitetin dhe integritatin e Kosovës.

Njëanshmëri nga BE-ja

Ndërsa analistë të ndryshëm vlerësojnë se në lidhje me çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovë, negativisht ka ndikuar qasja e njëanshme e Bashkimit Evropian, duke ndikuar që në kuadër të dialogut  në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel  të hapen për diskutim çështje që i takojnë vetëm Kosovës. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një qasje  te gabuar  dhe e pa drejtë  e BE-së  ndaj Kosovës, e cila favorizon Serbinë. Kemi të bëjmë me presion të vazhdueshëm ndaj Qeverisë së Kosovës, qe nuk është në favor të avancimit të dialogut në mes dy vendëve, sepse në rastin konkret Qeveria e Kosovës, është duke mbrojtur kushtetushmërinë dhe sovranitetin e vendit.

Dinari të konvertohet në euroAnaliza: Dinari versus Euro, konflikti i ri në Kosovë – Balkanweb.com –  News24

Cekim me këtë rast se në sajë të Rregullores së BQK-së, ndalohet  përdorimi i dinarit për pagesa brenda shtetit nga 1 shkurti i këtij viti, ku në lidhje për këtë çështje Kosova ka përgatitur një plan 10-pikësh për zbatimin e Rregullores.

Opinioni i gjerë e ka të njohur se në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës,  ku shteti serb ua paguante serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.Pikërisht për të vendosur rregull në qarkullimin monetar, eliminimi i dinarit në procesin e pagesës në formë klandestine, por duke e konvertuar ate në euro, me hapjen e llogarive nga serbet lokal për të pranuar ato mjete qe është në favor të  eliminimit,  dhe procesin e pastrimit të parave dukuri e cila ka qenë dukuri nga paslufta jo vetëm  në veri të Kosovë.

Demagogjia e politikës serbe

Sipas të dhënave qe janë publikuar, Serbia për serbët në Kosovë për vitin 2024 ka ndarë 139 milion euro, qe janë rreth 11 milion më shumë sesa në vitin 2023.

Ndonëse Qeveria e Kosovës një  vendim të tillë e ka marrë në  respektim të kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së sovaranitetit të vendit, nga pjesëtarët e politikës serbe në Kosovë e cila është filialë e Beogradit këtë vendim të BQK-së, e kanë konsideruar si tentim për dëbimin e serbëve nga Kosova, që është deklarim demagogjik nga ana e tyre. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse atyre iu pengon konsolidimi i qeverisjes dhe funksionimi i shtetit të Kosovës, ndërsa atyre duhet bërë me dijes  se çështja e valutës zyrtare në Kosovë ka përfunduar me miratimin e Kushtetutës së saj pak muaj pas shpalles së Pavarësisë.

BE pa kompetenca për draftstatutin e Asociacionit

Çështja e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është bërë pjesë e retorikës dhe të politikës ditore jo vetëm  asaj serbe. Madje qendrim të njëjtë kanë edhe nga BE, duke bërë presion ndaj Qeverisë së Kosovës, për të realizuar në praktikë sa më parë një propozim të tillë. 

Në lidhje me këtë çështje Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë që t’i propozojë Kosovës draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në lidhje me këtë çështje opinion është i njoftuar se Kryeministri Albin Kurti është pajtuar në parim me përmbajtjen e draftit të ofruar nga Brukseli, por Konjufca tha se dokumenti nuk mund të jetë obligativ.

Madje ai cekën se “nuk mendoj se është kompetencë e BE-së, t’i propozojë draft Kosovës dhe nuk mendoj që Kosova duhet gatitu me ndejt dhe me dërgu draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedure. Nuk shkruan kurrkund. Nuk është obligative për Kosovën”, ka thënë Konjufca.

Marrëveshja jo tavolinë suedeze

Drafti i ofruar tetorin e vitit të kaluar duhet  të përcillet për vlerësim në Kushtetuese, ndërsa ndërkombëtaret kanë theksuar se janë   marrë në konsideratë vijat e kuqe të palëve dhe se ai është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj Kosovës, për ta përcjellë draftstatutin në Gjykatë, si veprim nismëtar që do t’i jepte rrugë themelimit të Asociacionit. Por Konjufca, sikurse edhe Kurti, ka insistuar se asnjë veprim nuk mund të ndërmerret pa u nënshkruar nga Serbia dokumentet e dakorduara në Bruksel e Ohër.

“Nëse Serbia marrëveshjen nuk e konsideron të Ohrit por e konsideron tavolinë suedeze, edhe ne do ta konsiderojmë tavolinë suedeze. Do të marrim nga ajo vetëm çka na pëlqen, Asociacionin nëse nuk na pëlqen nuk do ta marrim. Por nëse marrëveshja është obligative nuk do të kemi çare pa e zbatuar secilën”, ka thënë ai.

(Mars  2024)

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.