SHËNIME ME RASTIN E 303 VJETORIT TË SHKUARJES NË AMSHIM TË PAPA KLEMENTI XI (1721-19 mars-2024)

0
72
NGA NDUE BACAJNdue Bacaj | EuroEmigrant
HYRJE
Mund të thuhet pa drojtje se ekzistenca e shqiptarisë në shekujt XVI-XVIII-të, ka qenë më në zgrip se kurrë. E kjo pasi pushtuesi Otoman jo vetëm ishte instaluar dhunshëm, por mbi të gjitha ishte “betonuar” me një “mur” të pakapërcyeshëm, jo vetëm nga shqiptarët e mbyllur këtu, por edhe nga pjesa tjetër e Europës që u zgjonte “kureshtje” qytetërimi e besimi që po “lulëzonte” pikërisht në zemër të Europës… Ato kohë në të vertet shpesh kishin qenë të ligështa edhe për vetë Europën, e cila për të shpëtuar veten, të paktën heshte para sakrifikimit e martirizimit që i bëhej një prej popujve më të vjetër të saj, arbëro-shqiptarëve, ku për 25 vite me radhë (1443-1468) me në krye Gjergj Kastriotin Skenderbe kishin luftuar me guxim kundër perandorisë turke-osmane për mbrojtjen e trojeve arbënore, por edhe të atyre europiane… Fatësisht në këto momente kritike për ne arbënoro-shqiptarët u zgjodhë në vitin 1700 në krye të selisë së shenjte Gjon Françesk Albani , që do të merrte emrin fetar Papa Klementi XI.
PAK HISTORI FAMILJARE!Papa Klementi XI në përvjetorin e vdekjes - Vatican News
Historia familjes ALBANI (nga Kurbini), sipas shumë studiuesve fillon që në kohen e Gjergj Kastriotit –Skenderbeu . Si paraardhesi i Papa Klementit XI njihet fisniku Mikel Laçi , i cili kishte dy djem ; Gjergj Mikel Laçin dhe Filip Mikel Laçin (që njihen si luftetar të shquar të ushtrisë së Skenderbeut). Këta dy arbër emigruan në Urbino të Italisë. Gjergi në Itali pati dy djem ; Altobelin dhe Hanibalin. Edhe Altobeli kishte dy djem ; Horacin dhe Karlin. Karl Altobel Gjergj Mikel Laçi është babai i Gjon Françesk Albanit (Papa Klementit XI). Mbiemrin Albani trashigimtaret e familjes “Laçi” filluan ta marrin rreth një shekull pas emigrimit në Itali. Fillimisht trashigimtaret e Mikel Laçit muaren mbiemrin Albanesi ,që “dalngadal” e bënë ALBANI…
NËPËR JETSHKRIMIN E PAPA KLEMENTIT XI.
Jetshkrimin e Papa Klementit XI mendova t’a filloj me Biografin e njohur të këtij Papë, francezin Reboulet, i cili në veprën (monografinë) e tij “Historia e Klementit XI”, ndër të tjera ciotoj: “Gjon Françesk Albani lindin në Urbino (Itali) me 23 korrik të vitit 1649. Familja fisnike Albani e kishte origjinën në Epirin e Vjetër, domethënë Shqipërinë e sotme. Gjon Françesk Albani, pasi u shkollua me një pasion të pashoq, arriti të laurohet po në Urbino të Italisë nga ku dhe i hyri karierës Kishtare, ku edhe hyri në shërbim të Rietit, Sabinës dhe Orvietit për rreth shtatë vjet. Pas kësaj për aftësitë e tij u bë Sekretar i letrave Papnore, ku qëndroi derisa u zgjodh Papë. Gjon Françesk Albani u zgjodhë në krye të selisë së shejtë me daten 23 nëntor të vitit 1700 ,duke filluar zyrtarisht ketë detyrë hyjnore e “toksore” me daten 08 dhjetor (1700), si Papa i 243 në historinë e Selisë së shejte.. Zgjedhjen e Gjon Françeskut si Papë padyshim e kishte ndihmuar Papa paraardhës Aleksandri VIII, që në fakt këtë besim edhe tek mbarë kristianizmi e shpërbleu me punën e tij doktrinare në shërbim të fesë e njerëzimit. Papa Klementi XI u kujdes posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve të tij. Me inisiativën e tij u mblodh kuvendi i Peshkopëve Katolikë të Ballkanit nën kryesinë e Imzot Vincent Zmajevskut, Kryepeshkop i Tivarit dhe Primat i Kishës. Kështu filloi “rekrutimi” i djelmoshave shqiptarë që mësuan me u ba priftën në Kolegjin e Assisit. Ata u bënë misionarë të Shën Françeskut. Ky ishte një fitim i madh për Nacionalizmin dhe kulturën shqiptare, pasi Kleri Katolik ishte i pari që filloi me shkrue në gjuhën amtare dhe krijoi monumentin e parë të letërsisë shqipe…”. Papa Klementi XI në këtë detyrë të shenjtë qëndroi 21 vjet,(deri sa nderroi jetë me 19 mars 1721) , duke mbetur në histori si një ndër Papët më të sukseshëm të historisë Papale, por edhe i katerti papë më jetëgjatë në historinë e papatit deri sot në fillimet e shekullit XXI. ( I pari Shen Pjetri 35 vjet , I dyti Papa Piu i IX me 31 vjet I treti Papa Gjon Pali II me 26 vjet dhe i katërti Papa Klementi XI me 21 vjet)… Vlenë të cilësohet se kur Gjon Françesk Albani u zgjodhë Papa Klementi XI, meshtari i njohur arbër Imzot Vincent Zmajeviku, ndër të tjera do të shkruante: “O Shenjt atë Papë nën hijen tënde dheu i Shqipënisë po gazmohet, se mbas shumë vitesh po hynë të marri frymë e të çeli sytë… nën një Papë shqiptar po del në dritë e mezi ç’pret me fitue emrin e Lumninë. Ndërkaq unë me gjithë Popullin e Shqipërisë i lutemi Zotit që ty, Papë shqiptar të ruaj për gjatë e mot me jetë e shëndet, për të mirën e Kishës e për fatin e mirë t’anin…” Megjithatë duhet theksuar se kjo zgjedhje u prit me gëzim jo vetëm nga Bota Katolike, por edhe nga ajo jo katolike, ku vetë Pashai i Kajros e sundimtari i Bitinjes, shkruan G. Moroni, e priti jo pa gëzim për lumninë e Zotsinë që kishin “Shtetasit” e Perandorisë… Froni i Papës kishte një rëndësi të veçantë si dhe sot, pasi ky ishte froni i trashëguar nga Shën Pjetri (një ndër Apostujt e Jezusit dhe përhapësit e doktrinës Kristiane në Botë)316-vjetori i miratimit të dokumenteve të Kuvendit të Arbërit. Përveç sukseseve që i ka shkruar historia në zhvillimin e shenjtërimin e doktrinës së Jezu Krishtit në mbarë Botën e veçanërisht në atë Katolike, rëndësi ka se ai që kur hipi në fronin e Shenjtë të Papës, në Selinë e Shenjtë, “tregoi” origjinën e tij shqiptare dhe shprehu interesin e tij për të mbrojtur mbarë shqiptarët e të gjitha besimeve e veçanërisht organizimin e atyre me besimin Katolik kudo në Shqipëri. Papa Klementi XI në vitin 1703 urdheroi zhvillimin e kuvendin e dheut të Arbërit.. Ku ky kuvend krahas problemeve të “ngushta” fetare, nën kryesinë e Imzot Vinçent Zmajeviku-t që ishte edhe Kryepeshkopi i Tivarit dhe Primat i kishës katolike shqiptare, ndër të tjera vendosi që shënimet në regjistrat shqiptarë të bëhen në gjuhën shqipe, si dhe meshët të thuhen po në gjuhen shqipe .. Gjithashtu u vendos zbatimi pa ekuivok i sakramenteve të shenjta. Këto vendime shqiptarin kristian (katolik) do ta kthenin në rrugen e Zotit… Duke filluar po nga ky vit (1703) Papa Klementi XI ndihmoi në përhapjen e letërsisë fetare në gjuhën shqipe.. Me kujdesin e Papa Klementit XI më 1711 u hap katedra e gjuhës shqipe në shkollën e Montorinos në Romë (Itali). Po nën urdhëresën e këtij Papë me origjinë shqiptare, në vitin 1720 në Voskopojë u themelua shkolla e mesme e quajtur “Akademia e Re”, si dhe u hap edhe një shtypshkronjë, duke e bërë këtë qytet shqiptar qendër të rëndësishme kulturore e fetare për kohën.. Gjithashtu ky Papë me origjinë shqiptare arriti të ndihmojë e sensibilizojë Europën në luftën e madhe që bënte në këto vite Malësia e Madhe e veçanërisht Fisi i Kemendit kudra Turkut. Por një ndihmë e përkrahje të pakursyer dha ky Papë edhe për Himariotët (që në ato vite ende ruanin besimin Kristina-Katolik), duke i ndihmuar të hapnin shkolla e Kisha të reja e ruajtur të vjetrat, duke e bërë kështu këtë trevë shqiptare vatër Feje e atdhedashurie. Padyshim autoriteti i Papës ishte mjaft i madh aq sa çoi peshë jo pak në Venedik , Austri e tjera vende europiane të kohës që kishin kontribuar deri në një fare mase në mbrojtje të besimit e të drejtave të shqiptarëve që donin t’i merrnin nëpër këmbë pushtuesit Osmanë, ku për të mos hapur fronte të reja lufte e armiqësie dalëngadalë kjo perandori erdhi duke u zbutur e bërë më “tolerante”.. Në këtë kohë me ndihmën e Papës shqiptar nga vendi jonë filluan të “rekrutohen” djelmosha shqiptarë të cilët shkuan të shkollohen në kolegjin e Assisit, duke u bërë kështu misionarë të Shën Françeskut dhe barinjtë shpirtërorë të Grigjës katolike deri atëherë mjaft të çorganizuar. Gjithashtu po në fillim të shekullit XVIII nën kujdesin e Papa Klementit XI u krijua Kongregacioni i propagandës Fide, ku padyshim edhe shënon kthesën e qëndresës pa-kthim dhe organizimin më të lartë të komunitetit katolik i cili trashëgonte virtytet më të mira të Shqiptarisë. Gjithsesi tashmë Katolikët në veçanti e shqiptarët në përgjithësi kishin një Engjëll mbrojtës që ishte Papa shqiptar dhe Selia e Shenjtë që ishte i vetmi vend ku shqiptarët mundeshin të hynin pa “trokitur”. Natyrisht Papa Klementi XI, nuk ishte thjeshtë një Papë që kishte për mision vetëm mbrojtjen e popullit të tij.. Misioni dhe veprmtaria e Papa Klementit XI ishte jashtëzakonisht e madhe dhe e sukseshme në shërbim të njerëzimit e shenjtërimit të jetës tij jo pak të trazuar nepër Botë…Historia e jetes dhe vepres së Papa Klementit XI në krye të Selisë së Shenjtë ka të memorizuara dhjetra misione e vizita baritore në Abisini, në Afrikën Veriore, në Persi, në Indi, Japoni, Kinë, në Amerikën Jugore, Meksikë, Kaliforni etjerë etjerë që tregojnë punën e palodhshme e të guximshme të këtij Papë me origjinë shqiptare, që vetë gjaku nga rridhte ia shtonte dhuntinë e guximin për të plotësuar misionet e tij kristiane shpesh edhe me rreziqe për jetën…Në fushën e dokumentave të shkruar për këtë misionar mëkëmbës të Shën Pjetrit shënohen 1412 letra, 28 ligjërata, 130 biseda të shkruara në dy blej (vëllime) që ruhen edhe sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan, siç thotë Ludoviku Von Pastor: “Se këto shkrime janë një përmendore e bukur, e zellit Barituer, e trimërisë Apostolike dhe e veprimtarisë së palodhshme të një pape ndër më të mëdhenjtë e Kishës Katolike”.Busti i Papa Klementit XI Albanit vendoset në Muzeun Historik Kombëtar -  KosovaNews  Vlen të theksohet se Papa Klementi i XI ishte nxitësi dhe financuesi i fillimit të veprës madhore “Ilirikum Sacrum” (Iliria e Shenjtë), për të cilën ka edhe një kontribut jo të vogël edhe si historian. Gjithashtu nën kujdesin e këtij Pape u ruajtën visaret arkeologjike të Romës, si dhe mbledhja e të tjerave nga vise të ndryshme, ku sot Muzeu i madh i Romës ka në themel kontributin e shqiptarit Papë, që nga historia njihet si një nga themeluesit e kësaj vepre madhore të kulturës Botërore. Papa Klementi XI njihet edhe si një ndër “kudjestarët” më të mëdhenj të ruajtjes, meremtimit e stolisjes së përmendoreve e objekteve antike të trashëguara, si dhe shkrimeve, kanuneve e dokumentave të tjerë që vërtetonin jetën e kaluar të popujve….
NË VEND TË NJË EPILOGU
Është interesant të thuhet se banoret e Kelmendit , Papa Klementin e XI e “konsiderojnë” me origjinë nga Kelmendi, ku per ketë thonë se paraardhesi i Gjon Francesk Albanit , Mikel Laci (e jo Laçi) së bashku me dy djemt e tij (Gjergjin e Filipin) janë larguar nga Kelmendi per në Kurbin ku u rrjeshtuan në ushtrinë e Gjergj Kastriotit. Largimi per në Itali i Gjergj e Filip Mikelit ka ndodhur pas vdekjes të Skenderbeut. Ndersa trashigimtari i tyre… Gjon Francesk Albani kur u bë Papë mori jo vetem “emrin” e Shën Klementit (shenjetorit mbrojtes të Kelmendit, Shën Klementi i parë), por edhe “pak” nga origjina e tij e largët…Kelmendi. Sidoqoftë kjo është vetëm një gojëdhënë pasi e rëndësishme është që ai ishte me origjinë të pakontestuar Arbënore (Shqiptare). Natyrisht nga ajo kohë e “Lumnueme” kanë kaluar shekuj bashkë me baticat e zbaticat që suallën motet e shekujt, por të gjitha këto janë disi më të “natyrshme”, se vetë Shenjtëria që është Hyjnore e Qiellore , e si e tillë nuk shuhet kurrë, ashtu si drita e këtij Shenjtori shqiptar që shndritë jo pak Botën, por për fat të keq tek ne ende ka “hije” që vazhdojnë ta zënë disi dritën e ketij shenjtorit shqiptar që na bënë krenar…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.