Shkodër/“ Projekti Shpresa” jep “shpresë” për punësim të personave me aftësi të kufizuar

0
245
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Në kuadër të Projektit “A.C.C.E.N.T” (Aksesueshmëri, Ndërgjegje qytetare, Punësim i personave me aftësi të kufizuar, si një PRIRJE e re) Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Shoqatën “ Projekti Shpresa”, më datë 8 shtator, ditën e premte, në ambientet e këndshme të Hotel Kolosseo,Shkoder organizoi aktivitetin: ” Panairi i punës për personat me aftësi të kufizuara.”Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti
Qëllimi i Panairit të punës ishte prezantimi publik me mundësitë e punësimit, modelet e punës dhe integrimin social të PAK-së, lidhja e të gjithë aktorëve të rëndësishëm nga sektori publik, civil dhe privat për dhe me personat me aftësi të kufizuara.
Në panelin e parë morën pjesë të ftuarit kyç, Shkelqësia e tij, Imzot, Angelo Masafra (I cili theksoi qasjen që ka kisha katolike në përkrahjen e PAK si dhe rëndësinë që ka uniteti për ti dhënë formë dhe jetë zbatimit të projekteve të tilla) , z. Rudin Beka – Nën Kryetari I Bashkisë, Shkoder (theksoi mekanizmin e munguar e deritanishem për të bërë të mundur punësimin e PAK brenda strukturave të Bashkisë si dhe planin e veprimit për në vazhdim si Bashki me qasje të re) z.Eleljko Rolović,Mund të jetë një imazh i 6 persona, flaut, violinë, oboe dhe klarineta Drejtori i Shërbimit Rajonal të Punësimit -Bar, Ulqin dhe Budva (I cili vuri në dukje rëndësinë e integrimit në punë të PAK si dhe modelet pozitive dhe të qëndrueshme që duhet të ndiqen për punësimin afatgjatë), z. Stefan Paloka, Advokues I PAK- Përfaqësues i Caritas Shqiptar( I cili theksoi qasjen e Caritas Shqiptar për mbështetjen dhe integrimin e PAK)
Në panelin e dytë, z. Marko Đelović – Drejtor i Caritas Mal I Zi në fjalën e tij theksoi se nëpërmjet shembujve të paraqitur të praktikës së mirë, me projektin përpiqemi të kontribuojmë në krijimin e modeleve të qëndrueshme të punësimit për këtë grup të synuar dhe arritjen e standardeve të BE-së për këtë fushë.Kjo arrihet vetëm nëpërmjet ndërveprimit të ngushtë të shumë aktorëve në nivel institucional dhe më gjerë. Gjithashtu, Zj. Rozafa Zmijani, Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Punësimit, Shkoder, Zj. Marte Fetaj, Drejtore e Drejtorisë së Shërbimit Social, Bashkia Lezhe, Znj. Shqiponja Gjeka, Drejtore e Drejtorisë së Agjensisë Lokale të Punësimit,Mal i Zi, Zj. Irma Lohja, Drejtore e Drejtorisë së Formimit Profesional, Shkoder theksuan ndër të tjera një pikë të përbashkët në parim: “rëndësinë e përfshirjes sociale, mbështetjes së vazhdueshme si dhe edukimit profesional për të lehtësuar mundësinë dhe shanset e punësimit në ente publike dhe jopublike“
Pas kumtesave përshëndetëse të të ftuarve, u shfaq një video promocionale e 14 përfituesve të internshipeve, Shkoder-Lezhë.Mund të jetë një imazh i 9 persona, persona duke studiuar dhe turmë
Në panelin e tretë,mbajtën fjalën përshëndetëse z. Luigj Mila, Drejtues I Internshipeve dhe Monitorimit, Znj. Suela Ndoja, Officere Edukimi, Znj. Lorena Bardeli, Mentore e një prej përfituesve në Bashkinë Shkoder, Znj. Emanuela Lushi, përfituese e internshipeve të Projektit ACCENT.
Morën pjesë: drejtues e përfaqësues të institucioneve publike, të organizatave dhe bizneseve që kanë punësuar PAK nëpërmjet Projektit ACCENT, përfitues direct dhe indirect me aftësi të kufizuar si dhe të tjerë të interesuar nga Shkodra, Lezha, Mali I Zi.
Në mbyllje, të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë tek panairi I ekspozuar në të cilën u përfshinë përvec shoqatave përkatëse edhe nga Zyra Rajonale e Punësimit në prezencën e Përgjegjëses së Shërbimit, Zj.Moza Kallaci.Panairi ndërthuri aspektet informative, edukative dhe ekspozuese.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti
Aktiviteti u moderua me profesionalizem nga Zj. Joana Luka, Koordinatore e Projektit ACCENT për Shqipërinë.
Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe synon rritjen e shanseve për punësim dhe punësueshmëri të personave me aftësi të kufizuara në zonën ndërkufitare të Shqipërisë (Shkodër dhe Lezhë) dhe Malit të Zi (Tivar dhe Ulqin).
Projekti ka nisur të zbatohet më 1 shkurt 2021 dhe po zbatohet nga Caritas-i Arkidioqezan i Tivarit në Mal të Zi si lider i projektit, së bashku me Caritas-in Shqiptar,Tirane, Projektin “Shpresa”, Shkoder dhe Shoqatën e Paraplegjikëve të Tivarit si partner.Mund të jetë një imazh i 11 persona

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.