NË FOKUS/INTELEKTUALET E PARTISË

0
52

Ka edhe nga ata intelektual në qytetin e Koplikut , dhe  në tërë M .Madhe  që  mbase e gjëjnë veten në ketë  shkrim. Do tua denim për “nder’  qoftë  edhe me reagimin e tyre të identifikohen si të tillë.Intelektual partie.Nese   jo ne do publikojmë me fakte dhe argumënte të pa  kundershtueshme, intelektual   të Pd , dhe të konvertuar në socialist , apo  intelektual të Ps dhe të  konvertuar në LSI  , e më  pas për tu rikthyer serish tek ikntelektuali  I PS, Po ështu edhe  nga intelektualet e  fvorcave te tjera  politike ka plot.

Çdo intelektual vepron në mënyrë individuale, ashtu edhe siç ngritët deri te statusi që reflekton intelektualitetin e tij personal. Megjithatë, kur bëhet fjalë për zhvillim të një ideje për avancim të një iniciative, për sendërtim të një vizioni, për realizim të një projekti kombëtar, potenciali intelektual individual është i papërfillshëm, madje, herë-herë, edhe i dëmshëm. Në të tilla raste grupimi intelektual është i domosdoshëm, është jetik.
Grupimi intelektual ka kuptim dhe logjikë vetëm kur është në pyetje zgjidhja e një çështje kombëtare, realizimi i një projekti kombëtar, ngritja e iniciativave deri në lindje të institucionit nacional, domethënë, deri te realizimi dhe zyrtarizimi i një çështje që për “autor” ka elitën intelektuale si grupim i vlerave kombëtare!
Por, nëse ky grupim intelektual formohet në momentin e tatëpjetës së një subjekti politik, pra, nëse ky grupim tubohet për ta shpëtuar partinë nga hallet me elektoratin e vet, atëherë kemi të bëjmë me grupim manipuluesish, me grupim mediokrësh, me grupim snobësh të cilët hallin e popullit, çështjen kombëtare e zbresin në nivel të hallit irelevant partiak!
Natyrisht, grupimi intelektual lëshohet në këtë aventurë duke e bërë të qartë lëvizjen, porse fillimisht hedh në opinion një “çështje kombëtare” aq joshëse për popullin, por edhe shumë bindëse se projekti mund të realizohet vetëm nëse do ta mbështesin forcën politike, e cila, pavarësisht se merr tatëpjetën, halla të vetmin ka “çështjen kombëtare”! Pra ky grupim intelektualësh merr rol gebelsian dhe, duke u shndërruar në marionetë të liderit politik, kauzën kombëtare e shpartallon në pikla propagandistike shumë të shpifura. Historitë tona më të reja kanë shënuar edhe përpjekje “serioze” për ta devalvuar synimin e përjetshëm kombëtar: bashkimin kombëtar! Janë organizuar “referendume sekrete”, jashtë çdo konteksti kohor dhe jashtë të gjitha rrethanave që kanë diktuar politika gjeostrategjike të reja, për ta provuar kombin shqiptar përtej kufijve të shtetit amë nëse është i gatshëm për ta realizuar bashkimin kombëtar! Nga iniciativa të tilla joserioze të grupimeve intelektuale edhe rezultatet kanë dalë qesharak, të turpshëm, shumë ofenduese për kombin shqiptar! Dhe, në fakt, gjithçka është bërë dhe vepruar vetëm sa për ta bindur opinionin se idetë kombëtare janë të vogla në krahasim me projektet partiake të subjektit që manipulon me grupime intelektuale të kota!
Se grupimet e këtilla, të vëna në shërbim të një subjekti, dhe jo të një kauze, janë tërësisht grupime të kota, dëshmojnë edhe mosreagimet e tyre në rast se opinioni kapet për “karrem” dhe e përkrah lëvizjen e tyre si një hap kombëtar! Grupimet intelektuale të këtilla nuk trimërohen nga përkrahja masovike, mediale, popullore, nuk marrin vrull, nuk dalin në mesin e opinionin qoftë edhe mediatikisht, por, çuditërisht, futen në vrimë të miut duke e vrarë edhe kauzën kombëtare. Sepse, me fshehjen e grupimit intelektual, në sipërfaqe del kryesia partiak dhe kauza kombëtare tashmë bëhet pronë e partisë dhe nëse subjekti nuk ia del ta realizojë, çështja merr fund, nuk ka se çfarë të aktualizohet sërish dhe nuk ka se çfarë të kërkojë populli i cili duhet të bindet në fundin e çështjes si projekt përfundimisht i parealizueshëm.
Grupimi intelektual që këmbëngulë në shtyrjen përpara të çështjes apo të një kauze jetike për popullin e vet, në fakt, përbën ajkën e trurit të kombit, ndërsa grupimi intelektual që për hesape të pozitës partiake dhe të imazhit të partisë devalvon kauza kombëtare, është thjesht një grusht manipuluesish pa personalitet që me përkrahje partiake ia dalin të bëjnë karrierë prej “intelektualësh”!/HEJZA/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.