Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj.Evis Kushi shprehet:Kënaqësi dhe emocion i veçantë të merrja pjesë në ceremoninë e diplomimit të 1700 studentëve Bachelor dhe Master të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Të diplomuarit tanë tashmë kanë një mision akoma më të madh, të mobilizohen me aftësitë, idetë, energjinë dhe talentin e tyre për t’i shërbyer Shqipërisë sonë të dashur.
Urimet më të mira dhe suksese edhe për të gjithë stafin akademik për këtë sukses të përbashkët!
