Qeveria përcakton sesa do të rriten pagat në administratën vendore nga muaji tetor e në vijim, në kuadër të rritjes së çmimeve në vend. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, në bashkitë me deri në 20000 banorë, kur për mungesë kapacitetesh ka punonjës që nuk kanë arsimin e lartë dhe punojnë në pozicione të nivelit ekzekutiv të shërbimit civil, kurifi maksimal pagave të tyre shkon në 41.700 lekë në muaj, me një rrije që llogaritet në 2700 lekë bruto.Pagat e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore do nga tetori, do të të jenë nga 34 000–41.700 lekë në muaj, duke regjistruar rritje më 4 mijë lekë në kufirin minimal dhe 2700 lekë në kufirin maksimal. Qevera ka përcaktuar gjithashtu ndryshimin e pagave për të gjithë nivelet e punonjësve në bashki, me rritje që nga 7 në 15 %, variojnë sipas pozicionit përkatës.Konkretisht në Bashkinë Tiranë, pagat nisin nga 24.600 lekë për specialistë të kategorisë IV-B deri në 138.700 lekë për kategorinë 1-B, Sekretar i Përgjithshëm. Nivelet e pagave për nëpunësit civilë në bashkitë me 200.001–400.000 banorë dhe me mbi 400.000 banorë, do të jenë nga kufiri minimal prej 24.600 lekë deri në 123 mijë lekë për kategorinë 1-B.Për bashkitë nga 50.001–100.000 banorë pagat do të fillojnë nga 24 mijë lekë deri në 85 mijë lekë në muaj. Bashkitë 20.001–50.000 banorë do të kenë nivel pagash që luhaten nga 24.600- 74.700 lekë në muaj, nënpunësit në bashkitë me deri në 20.000 banorë do të paguhen nga 24 mijë – 65.200 lekë në muaj.Këtu përfshihet edhe Bashkia M.Madhe. Ndaj në kë pragfushate po u rriten rrogat , por edhe numëri i rrogtarve.