Teuta – Vllaznia i përfundojnë 90 minuta vllaznisht

0
99

Teuta dhe Vllaznia nuk kanë mundur të shkojnë përtej një barazimi pa gola në “Niko Dovana”. Në pjesën e parë skuadrat u përpoqën më shumë dhe Herald Marku ishte ai që tentoi më parë.Durrsakët u kundërpërgjigjën me Emiljano Vilën dhe Rubin Hebaj. Pjesa e dytë ishte më e vakët. Në fund u munduan të dyja ekipet të fitonin, por nuk kishte raste të mira shënimi, veç një tentative të të riut Kapllani.Teuta vazhdon të mos fitojë në këtë sezon, ndërsa Vllaznia nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në këtë transfertë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.