Tuz/ Në pritje të Javës Evropiane të Sportit

0
113
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, priti sot në takim, ministrin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë në Qeverinë e Malit të Zi, Vasillije Llallosheviq si dhe sekretaren e shtetit, Amina Cikotiq.
Gjatë takimit u diskutuan projektet konkrete të cilat këto dy institucione do t’i realizojnë së bashku. Konkretisht, bëhet fjalë për shënimin e Javës Evropiane të Sportit, e cila fillon më 04.10.2022, hapjen e Qendrës për të Rinjtë dhe hapësirën ku kjo Qendër do të vendoset, si dhe ndërtimin e terrenit sportiv në oborrin e IP SHMP ,,25 Maji”, realizim për të cilin u zotuan se do të fillojë gjatë ditëve në vijim.
Të pranishme në këtë takim ishin edhe sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj dhe shefja e kabinetit, Drita Rukaj.
_

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.