Nga: Qamil Gjyrezi

0

Sadik Spahija, skulptori i shtatoreve dhe i përformancës

Sadik Spahija është artist me një personalitet të theksuar, me imagjinatë, me mjete shrehëse, linja dhe forma ekpresioniste, pjesë e formimit të tij artistiik. Sadik Spahija që në fillimet e tija artistike, prezantonte artistin me karakter, që e donte artin e skulpturës dhe si pedagog punoi me nxënësit e shkollës artistike “Prenkë Jakova” me shumë pasion dhe profesionalizëm. Edhe në Akademinë e arteve në Tiranë, Spahija vazhdoi me të njëjtin pasion për mësimdhënien në nivel akademik dhe në krijimtarine artistike. Sadik Spahija krahas aftësive artistike, ka edhe një formin teorik shumë të lartë. Spahija njeh dhe interpreton shumë mirë rrymat artistike, psikologjinë, anatominë, prespektivën, etikën dhe estetikën. Skulptura dhe instalacionet, performanca e S. Spahisë ka ndjenja dhe emocione të vecanta, që transmetojnë histori, arketipe, përjetime të caktuara të kulturës dhe ngjarjeve politike, sociale me rëndësi për Shqipërinë. Në punët e tija te performancës, Sadiku ka aplikuar edhe me anë të tingujve dhe lëvizjeve, për të transmetuar mesazhe dhe kuptime të reja, në punët e tija me shumë vlera artistike. Sadik Spahija ka lindur në Shkodër, në vitin 1959, është qeramist, pedagog dhe ka qenë dekan në Akademinë e Arteve dhe jeton dhe punon në Tiranë. Është artist tejet aktiv me pjesëmarrjet në ekspozitat ndërkombëtare dhe kombëtare. Eksperiencat profesionale; 1983-1989 Mësues në Liceun Artistik “Prenk Jakova” në vendlindje; 1989-2006 Pedagog në Akademinë e Arteve,Tiranë; 2001- Shef i Seksionit të Qeramikës në Fakultetin e Arteve të Bukura; 2001 Kryetar i Shoqatës së Artistëve Qeramistë të Shqipërisë; 2008 Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura. -Ekspozitat kolektive: 2014 Ekspozitë kolektive “Informal Mind” Metalurgjik Elbasan; 2010 “Kopshti i Ëndrrave”Galeria Miejska bva ë Bydgoszczy Poloni; 2010 Bienale: “Tina B” mobilnale Pragë, Çeki ; 2007 “Dialog” Ekspozita Ndërkombëtare e Qeramikës Bashkëkohore, GKA 2005 ArtMar Biennalde la Mediterrania, Barcelonë 2005 Galeria e Vogël, Tiranë/ 2005 Goteborg, Ëorkshop, Suedi; 2004 Konkursi Ndërkombëtar “Onufri 04”GKA,Tiranë; 2003 Ekspozitë kolektive në Qytetin e Artit, Paris; 2002 Ekspozitë Ballkanike, Athinë. 2002 Ekspozitë Ndërkombëtare e Qeramikës Bashkëkohore, GKA,Tiranë; 2001 Ekspozita Ndërkombëtare “Onufri 01” GKA,Tiranë; 2000 Ekspozita Ndërkombëtare “Onufri 00” GKA, Tiranë; 1999 Ekspozitë Ndërkombëtare “Onufri” GKA,Tiranë. 1998 Ekspozite Kolektive, Athinë; 1997 Ekspozitë Kombëtare “Onufri”, GKA ,Tiranë. -Ekspozita Personale;2012 Ekspozite personale “Nën Trysni” Galeria FAB , Universiteti i Arteve, Tiranë; 2003 Ekspozitë personale në Cite Internationale des Arts, Paris; Ekspozitë personale, Halle dhe Berlin 1995. -Shtatorja e Skënderbeut në Peshkopi Shtatorja e Skënderbeut në Peshkopi është punuar në bronz prej skulptorit Sadik Spahija, financuar nga biznesmeni Zaim Korsi është e lartë 3,3 metra dhe është vendosur në një bazament mermeri 1,5 metra. shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është inauguruar më 9 qershor 2009, në Peshkopi, pas një pune njëvjeçare për realizmin e saj. -Sadik Spahia, ekspo-instalacion sonor dhe performancë nga trupa e baletit! Skulptori Sadik Spahia bën art me mbetjet industriale të diktaturës. Mbetjet industriale të marra nga fabrikat e periudhës së diktaturës janë materialet e përdorura nga artisti Sadik Spahija në ekspozitën e tij të veçantë ”Vox Machine” në mjediset e pambaruara të Skenës së Re – Turbina, në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme në hapjen e kësaj ekspozite të veçantë e cila do të vazhdojë për publikun deri më 10 nëntor, ishte e pranishme dhe ministria e kulturës Mirela Kumbaro si dhe një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e artistëve, artdashësve dhe kritikëve të artit. Në hapjen e ekspozitës ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se,“ky është një projekt i guximshëm, i cili mblodhi bashkë energjinë e krijimit dhe të ndërtimit, në këtë skenë të re, e cila vazhdon të njihet me emrin Turbina. Një ekspozitë e cila na mbledh në një skenë të pambaruar, por që artisti Sadik Spahija na konfimon se nuk kemi gabuar me këtë projekt ndërtimi”. Duke shprehur mbështetje për artistët, Kumbaro tha se rrezikuam për këtë eksperiment të parë të këtyre përmasave, sepse donim të vlerësonim skenën alternative tek Turbina, e cila në këtë Vox Machine është më shumë se funksionale”. Artisti Sadik Spahija tha se ,”ky vend ka qenë një laborator i rëndësishëm në disa muaj, ku së bashku me studentët kemi hulumtuar për të gjetur pikat e përbashkëta mes krijimit dhe ndërtimit”. Mesazhi i artistit për publikun në këtë ekspozitë ka të bëj me mënyrën sesi ne e ndërtojmë jetën tonë, sesi në periudha të caktuara sillemi karshi njëri-tjetrit, sesi reagojmë karshi asaj që na rrethon dhe ndaj mjedisit. Kjo ekspo-instalacion sonor dhe performancë nga trupa e baletit, fokusohet në trashëgiminë materiale konkretisht të rrënojave dhe mbetjeve industriale të fabrikave të mbyllura të para vitit 1990. Këto mbetje industriale të konsideruara nga artisti si produkt shoqëror me një kosto dhe tashmë si një dilemë ndërmjet asgjësimit dhe transformimit. Projekti është konceptuar si një bashkëveprim i shumë faktorëve njerëzorë, ku integrohen jo vetem eksperienca profesionale por dhe përvoja njerëzore të mbartura në këto mbetje industriale. Gjatë ekspozimit kompozitori Hajk Zaharjan ka krijuar një pjesë instrumentale në krijimin e tingujve organike që përkojnë me iluzionin vizual të instrumenteve muzikore monumentale, të krijuar nga relikat industriale. Kjo ekspozitë mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe është kuruar ga Edi Muka në bashkëpunim me artistë të imazhit, lëvizjes, tingullit: Gjergj Prevazi , Hajg Zaharian, Endri Sina, Ramazan Gurra, Akreoma Saliu, Robert Nuha, Fjoralb Doci, Rosella Pellicciotti, Melissa Becovic .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.