Një artiste në lartesitë qiellore prej ku na veshtron duke kenduar me zerin tend Engjellor!

0
47
Në vitin 1962, në një Festival Kengesh, një kengetare e panjohur kendoi një kenge me titullin “ Femija i parë”.
As vetë kengetarja e re dhe as spektatorët e shumtë, nuk kishin se si ta dinin se kjo kenge shenonte lindjen e kengetares me te talentuar të muzikes sonë te lehtë, Vaçe Zeles. Në fakt, kenges “Femija i parë” mund t’i kish shkuar me teper titulli “Kengetarja e Parë”.
Sot Vaçe Zela do kishte mbushur 85 vjeç!
Kam qene që herët nder adhuruesit e shumte te talentit te saj te madh. Edhe pse kisha njemiljon pakenaqesira per muziken e lehte shqiptare, per ate muzike qe proklamohej si muzika me e pelqyera e spektakleve te Festivaleve a spektakleve te panumerta te radio televizionit. Vaçja me dukej ndryshe. Ajo ishte perhere nje dalje nga rrjeshti i shenuar me te kuqe.
Vokali i saj i ngrohtë, i embel, i fuqishem, rebel, vajzeror, ishte nje perjashtim nga rradhet. Ishte nje ze per respektin e te cilit isha gati ta toleroja dhe mediokritetin e teksteve. Zeri i Vaçes ishte aq mbizoterues, aq magjepses, sa nuk te lejonte, tek e degjoje, qe te mendoje per gje tjeter veçse per faktin se, sa kohe qe kendonte ajo, ti ishe nje rob i magjise se zerit te saj! E zerit te saj pushtues qe nuk kishte asgje te bente me mangësitë e tjera perreth.
Per shume kohë, Vaçja me dukej e ngjashmja e kengetareve qe me pelqenin në vitet e rinisë time, nje Joan Baez shqiptare, a nje Mina shqiptare, a nje Barbara Streisand…Isha i bindur, siç jam dhe tani, se do te duhen te pakten dhe 100 vite te tjera, qe Shqiperise t’i vije dhurate nga Zotat nje kengetare si Vaçe Zela…
A very happy birthday, dear Vaçe Zela, atje, në lartesitë qiellore prej ku na veshtron duke kenduar me zerin tend Engjellor!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.