Orteku godet ekipin mjeksor të Tamarës

0

Problemet nga moti i përkeqësuar janë shkaktuar edhe në zonat malore. Reshjet e borës kanë bllokuar disa akse duke lënë të izoluar fshatra të ndryshëm malor. Ky është mjeti tip fouristradë i grupit mjekësor të qëndrës shëndetësore të Tamarës në Malësinë e Madhe që u godit nga një ortek i borës duke bërë që të përfundojnë disa metra poshtë rrugës.Mjeku Ardian Këlliçi, infermieri Zef Tataj dhe drejtuesi i mjetit Pëllumb Mitaj pësuan mbetën të plagosur nga aksidenti ndërsa rrezikuan ndjeshëm jetën e tyre teksa po udhëtonin drejt Vermoshit por në vendin e quajtur Gropa e Selcës u goditën nga orteku i borës.Tre të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë banorët e Thethit janë të izoluar nga bora për shkak se rruga është e pakalueshme dhe vendi i quajtur Qafë Thore është totalisht i bllokuar.Pavarësisht kërkesave të herë pas hershme të banorëve të Dukagjinit sërish rruga vijon të jetë e bllokuar nga bora ndërsa kalimi përmes malit të Shoshit përveçse është shumë më i gjatë është edhe tejet i rrezikshëm. Reshjet e borës do vijojnë në zonat malore gjë e cila e vështirëson edhe më shumë situatën për ata banorë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.