KJO E SOTMJA

0
81

 

NATA E VONA
Në natën pa fund ai nuk ngopet gjumë
zbërthehet gjymtyrash
shtratit që nuk b‘za
Hynëdaljet e atyre që shkruajnë
letërkuqe me fjalë në thonjëza
djaloshit të ri
retë e hirta
i morrën dëshirën
mbeti me frymë
i fjetur përgjithmonë!
Unë nė Gëte isha hyrë e tëra
mbrëmë u pimë
rrugëve fjalësh
i huaj me Albert Kamy e njoha Parisin
më hodhën në të ftohtë e lagur pas lindjes
në borën e acarin rus
Sterio Spase unë Ana
parakohe mësova rrëshqitjen
por nuk pata fotografinë e rrugëve
hartat e shpirtit copë e grimë i gjeta
anëkënd rruzullit shkrova emrin
emrin e përvetësisë!
Plot vjet me Ty,…..
Sot të uroj ditëlindjen zonjë e nderuar,
edhe të mbeturat qofshin të bekuara..!
TI KUR MË PRIT MUA
(Tevides)
Në rrugën që bëmë bashkë qytetit
frymëmarrja jote numëron mote
në erdha, në shkova
nuk është e njejtë për ty
tashmë e një dekadë na dy…
Por sadopak zbus vetminë tënde
pasigurinë në vendin e huaj të lehtësoj
edhe pse ti bekon këtë vend
me lutjen tënde ndër „vakte“
vajtja jote në vendlindje
trëndafilë i kuq, gjembash therrur!
E sot, të dhash një puthje
në kujtesën e nënës
mbaje, tha ajo, ndihmoje
e mirë vajzë imja, si të isha unë vet
kur hamenda ikjen tënde,
nënëfigurë imja,
një drithërimë shpirti ndiva
mbushje sy lotë, dhe një pemë e çelur
nga erë e mot i keq
që dridhej i rënë në siklet!
Ne shkuam e u kthyem në shtëpitë tona
nuk di merakun ta hoqa
apo të shtua
dje, sot, e nesër, kështu e ke
Ti kur më pret mua!
Hyrije Jusufi

Hyrije Jusufi  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze

AROMËS TËNDE
Per të shperlarë aromen tënde
Gushës sime
I tubova ujërat e universit
Rrezet e diellit i theva thjerrëzash planete tjera
Atje ku nuk më nuhatë dot..
Jam..!
h.j.
,,Kthinave të jetës,,
….
TË JESH A MOS TË JESH
Para nisjes nga askund për fjalën shpresë
Derdhen dëshirat e imagjinuara rrugës
Hapin nuk e zë frika
Fatamorganë e sotmja kur shkoqet nga e djeshmja
Nga lindja dhe pjekuria e copës jetë
Ta dish
Nuk u dogj sot këtu toka
Mure betoni të dridhura frike
Po nuk e lash njerëzinë mbarë të vdes urie!
Ajo lufta e jetës kur zorrët me muzikalitetin e tyre ndalin
Fluturimin qiellit
Thejnë binarë hekurudhash
Kur gjirit më nuk i pikon pikë qumësht
Buzëve të plasaritura u vie turp
Nga mordhicat dridhesh
E skelet dalgadalë skulpturohesh
Murosesh i gjallë në shpresën jetë
Mbahesh e dridhesh në lutje
Zot ku je thërret!
Po atë si ta quaj
Luftë apo tërmet
Kur çirresh urie, e gjymtyrët kërcet
Po nuk i dham edhe pak kohë e kujdes
Të keqen e kohës ves
Kur vdes për së gjalli dalëgadalë
Pse të mos vë gisht
Këtë ditë me ndal
Të zotohemi në dora- dorë me shumë njerëzi
Njëherë e përgjithmonë të rilindim në dashuri…!
KJO E SOTMJA
Sot unë nuk pata festë
ca të krisur më uruan megjithatë 
kështu e lypka koha
kjo e sotmja
kur
nuk mendohet tjetër
vetëm si ta bëjnë kokën kungull pa fara
se farat ruhen
për një ditë të ftohtë
kur dhëmbët kërcasin
Ajo e mba flamurin lartë
nga dera nuk doli
as dje, sot a neser
nuk do festojë bashkë
si të ha farën e saj
ndoshta mbinë vazhdimisht
e lulëzon jeta
edhe nga farën e huaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.