…Dhe vjen një ditë…

0
FATBARDHA (BIANKA) DUSHAJPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
ME TY NË PËRJETËSI
Vitet ikin tutje pa u ndaluar
Rrudhat e thinjat më janë shtuar
Gjatë gjithë kohës rri e mendoj
Me nostalgji kohën bashkë kujtoj
Sa e lumtur isha kur të kisha ty
Pa ty loti rrëshqet i ngrohtë nga këto dy sy
Copëza kujtimesh që ma shtojnë mallin
Ah! Nënë të të kisha me ta puthë ballin
Me ty e lidhi çdo aspekt të jetës
Se për mua ishe ilaçi i zemrës
Bashkë shtynin ditët duke bisedu
Sa shumë për jetën më ke mësu
Po ja që vjen një ditë e largohesh pa kthim
Ma thave zemrën e më le në pikëllim
Më le fjalë zemre sepse ishe urtësi
Me kujtimet tua jam e bekuar deri në përjetësi…..
TRISHTIMITrishtimi është më i mirë nga... - Kisha Ungjilli i Krishtit | Facebook
Shpirti herë i qetë e herë i trazuar
Copa u bë e falje askush s’më ka kërkuar
E mbytur në vorbullën e mendimeve
Në harresë e lënë mes kujtimeve
E përhumbur plot lotë unë po qaj
Se brenga u bë mal e s’mundem më ta mbaj
Kam mbushur shpirtin me ëndrra pafund
Si një fëmijë shpresën po e përkund
Plot ëndrra gjithë natën deri kur zgjohem
Shumë dëshira ka shpirti e po më largohen
Eja o diell e ma ngroh shpirtin tim
Se jeta don jetë e jo më trishtim…..
RRUGAInvestimet Publike në Infrastrukturë-Rruga e Kombit
E vogël apo e gjatë rrugë ti je
Unë në këtë rrugë kam le
Në këtë rrugë kalova fëmijëri e rini
Sa herë këtu u rrëzova e u ngrita përsëri
Dhe vjen një ditë e largohesh
Për rrugën gjithmonë kujtohesh
Kur jam vetëm pa askënd
Sa herë me nostalgji e kujtoj atë vënd
Sa ëmbël tingëllonte fjala komshi
Asgjë nuk na ndante por plot harmoni
Me ëmbëlsi flisnim çdo herë
Se na bashkonte kjo rrugë për herë
Por sot na ndau rruga e jetës
Kemi përqafuar ëndrrat e shpresës
Sot jam larg rrugës time
Tek porta e zemrës ka vënd dhe rruga ime…..
Meditim i vetmisë  Dobitë e meditimit - Shëndet
Një udhëtim i monotonisë
E mbyllur për rreth vetmisë
Ku ka shpresa me vlera bosh
Flas me muret e fjalët më bien në kosh
Një trishtim që dhëmb po më mbyt
Kam shumë fjalë që më janë mbyllë në fyt
Një boshllëk seç po e ndjej në mbrëndësi
Si e huaj jam e po vuaj në vetmi
Nga do lëviz veç po mendoj
Vetmia çdo ditë shpirtin ma coptoj
Tani do gjej forcë e do vendos
Do eci përpara se nuk ka më -Mos!
Do largoj trishtimin e do të buzëqeshë
Do bëhem trime edhe burrëreshë
Jetën do jetoj me plot mirësi
Mbase do ta gjej edhe të ëmblën Dashuri…..
Bëhu njeri  Bëhu njeri i mirë...
Zemrës ja mbylle rrugët
Shpirtit ja mbulove gjurmët
Më le në trishtim e me lotë
Për ty askushi jam në këtë botë
Ti nuk e pe lotin e dhimbjes
Zgjohu e zgjidhe nyjen e lidhjes
Po e quajte veten njeri
Mendo se je bërë i tëri djallëzi
Mos dhuro në jetë lotë
Se e vogël është kjo botë
Mos prit të përulem e të bëj lutje
Të gjitha kujtimet të ti helli tutje
Unë çdo ditë po vuaj vetminë
Kështu në heshtje po humbas dashurinë
Gjyko e jep ngrohje e dashuri
Se kështu ti bëhesh vërtetë njeri….
Porta e zemrës  Akropoli i Ri - Porta e zemrës 2!!! ''Dëgjoj se ekziston një portë që  hapet, nga një zemër tek një tjetër. Por nëse nuk ekziston një mur, si mund  të ekzistojë porta...''
Çdo njeri ka një portë në zemër
E hap kur ndjen një dashuri me emër
Me një shpirt e mëndje prej kristali
Që rrjedh në vena e pastër si qelibari
Krahërorin ma prek e rrahjet i dëgjoj
Sa dhëmb kur rrahjet nuk janë njësoj
Por dashuria e qënies time
Ma djegë dhe ëndrrën gjer në agime
Porta e zemrës u hap për shpresën
Por largësia po mat dhe harresën
Më prit se drejt teje unë po vi
Që të dashuroj këtë ti e di
E vëmë në zjarr dashurinë
Gjer në qiell zjarri flakërinë
Unë e ti jemi një e të pandarë
Ta nisim dashurinë nga fillimi si më parë
Portën zemra ime po e hap
Tik-takun e zemrave po e mat
Jeta është ëndërr e këtë mendo
Rrugës drejt jetës ec e mos ndalo…..
Largimi  Ndoshta largimi eshte i dhemshem mirepo... - Thenie Per Jeten | Facebook
Pasagjerë jemi në këtë jetë
Këtë o njeri dëgjoje se është e vërtetë
Mos ma lër shpirtin me hillërime
Nuk vlen asgjë që më jep ngushëllime
E gjeta rrugën të largohem e mos të të flas
Mendova të heshtë por mbrënda po plas
Gjykoi më thellë veprimet e tua
Tani çdo gjë është mbyllur me mua
Gërmove në shpirtin tim të trazuar
Edhe ëndrrat mi volle o i uruar
Asnjë fjalë të keqe s’ta kam këmbyer
I mbajta përbrenda janë pa tu rrëfyer
Ah!-Ky shpirti thellë i copëtuar
E mori vendimin nga ti me u larguar
Thonë që largimi e ka një kthim
Por ikja ime është largim pa mbarim….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.