Pejë/ Akademi solemne më rastin e zbulimit të bustit të heroinës Marie Shllaku.

0
52
 Përg MARK GJEKA  Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone
Në Pejë u mbajt Akademi solemne më rastin e zbulimit të bustit të heroinës Marie Shllaku. Tema bosht e kësaj akademie ishte: Marie Shllaku Mbretëresha e nacionalizmës shqiptare”.
Në lidhje më këtë Temë u lexuan shumë kumtesa që kishin të bënin me biografinë, aktivitetin kombëtarë dhe luftën e vërtetë nacionale, kësaj zonjë të ngritur dhe të ditur. Ishte dëshmitari i gjallë e këtij gjyqi famëkeq z. Shefqet Kelmendi i cili më mjaftë emocione dhe argumente sqaroj episodin nga ky gjyq antishqiptarë.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona, mappa e testo
Bija nga Shkodra oficere ushtarake, poliglotë dhe stratege që fliste dhe shkruante gjuhët: latine, frënge, gjermane, italiane, gjuhën e vjetër greke, dhe nga pak edhe gjuhën kroate-serbe. Ishte nxënëse e At. Gjergj Fishtës.
Ishte e armatosur me ide kombëtare, e përcaktuar për bashkimin e trojeve shqiptare. Ishte vajzë shqiptare plotë moral kombëtar dhe që njihte shumë mirë gjeopolitikën e interesat e fuqive të mëdha.
Nuk pranoj pendimin e PKSH dhe PKJ që e kërkonin nga kjo, në këmbim të jetës. Mori pjesë aktive në luftë për çlirimin e trojeve shqiptare.
Pikërisht në luftën e dytë botërore për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb. Ishte vizionarja që shihte shpëtimin e kombit në unitetin e tij. Andaj kontributi i saj arriti më në fund që të pajtojë Komandantet shqiptarë që i ndante ideologjia Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën dhe qetat tjera shqiptare.

pastrim ekoLOGJIK , TASHME Në QYTETIN E kOPLIKUT, mos nguroni nje mundesi PER JU !
Deklarata e sajë para panelit kriminel të gjyqit në Prizren që ishte i përberë nga Ali Shukria vegel serbe dhe të tjerët ishin serb dhe një rus. Marie Shllaku nuk u lig asnjë herë as në këtë gjyq. Ajo më guxim dhe krenari, u tha:” syri nuk me trembet nga plumbi i juaj, aspak nuk i frikohem vdekjes”.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 6 persone
Po, merrem më politikë nëse ju e quani politikë të drejtën e shqiptarëve për të jetuar në një shtet” Kosovë gjaku im tu beftë dritë rrënoftë Shqipëria. Herët apo vonë bashkimi i trojeve tona do të behët”. Sot në Pejë u kthye Maria jonë, me at buzëqeshjen që motivon, trimëron dhe edukon vajzat shqiptare.
Kjo tregon se ky komb është fisnik, që lind rrit dhe edukon vajza dhe djem që mbrojnë identitetin e tyre, mbrojnë gjuhën dhe kulturën e tyre që është civilizuese dhe e rëndësishme edhe për botën e civilizuar sot.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.