E kërcënuan me tritol në banesë, ministri Ulsi Manja: Jam në krah të gjyqtarit Tonin Sterkaj dhe familjes së tij

0
55

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me ngajrjen e regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Shkodër.

Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 03:13 në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në qytetin e Shkodrës.Banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj

Manja shprehet se Tonin Sterkajn njihej që nga koha kur punonte si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe se “miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe.”

Ministri i Drejtësisë shprehet se qëndron në krah të gjyqtarit dhe familjes së tij si dhe bën thirrje nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë.

“Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!

Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë!

Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.