Malli të shihja at dritare

0
43

DRITARE E PLUHUROSUR

Sot u mallëngjeva fortë kur
pash dritarën tënde të mbyllur.
Mëngjeseve të hershme shihja të hapur
duke e ajrosur dhomën tënde.

Dëgjoje dallëndyshet tek cicërronin,
dilje me vrap ti shiqoje nga gezimi
dhe «erdhën shtegëtarët», -thoje.
Strofullën ua kishe ruajtur me kujdes aty,
pranë dritares sate.
E sot, më erdhi të qaj,
lotët më rrodhën faqeve
kur pash të pluhurosur xhamat e dhomës sate.

Nuk do dëshiroja më të kaloj atypari
e ta rikujtoja nostalgjinë e kahmotshme.
Mu në atë rrugë loznim, qeshnin e qanim,
mbi atë mur, tani me rrethoja, pushonim,
E qeshura jonë ushtonte saqë,
edhe fqinjtë me ironi na shiqonin.

Sa më kishte marë malli ta shija atë dritare,
por jo kështu të pluhurosur si tani.

RRËKE LOTËSH
U çmalla mes luleve
e gjelbërimit,
bisedoja pa da me aromën
e tyre,
e zogjtë këndonin këngët më të bukura rreth jush.
Era e lehtë freskonte ballin
e djersitur
loti rridhte rrëke buzë pishës së madhe
që u bënte hije të gjithëve.
Fillova t’jua ledhatoj fytyrat tuaja, e ju ishit akull.
Përmes këngës së bilbilit
më flisnit,
soditnit ecjet, hapat e mi i numëronit kur puthja sa një gur varri, sa tjetrin.
Eh, asnjëri nuk flisnit me mua,
vetëm më shikonit si me habi,
bëheshit sikur nuk më njihnit.
U ula në një cung,
e strukur si zogu pa krah,
e ju rrinit të heshtur e nuk erdhët të më pyesnit çfarë kam.
U mërzita e sillesha vërdallë
si e marrë,
Ju me gojë nuk më flisnit.
Lotët rridhnin si gurra e kroit e i ujisnin lulet e Shëngjergjit rreth jush.
Juve nuk ju kish pas marrë malli për mua. Pse?!
Aty pranë jush nga Zoti im kërkova të vi tek ju,
që edhe unë të jem e qetë,
të rri si ju e heshtur pa folë asnjë fjalë të vetme.
Sot më mërzitët shumë,
se edhe kur u largova nga ju, nuk më përshëndetët asnjëri: as ti nënë,
as ju vëllezër e ju axhallarë, e as ti baba,
që ishe pika ime e dobët,
që atë ditë që ike m’i këpute të dy krahët.
Ishe forca ime,
ishe kuptimi i jetës sime.
Ti ishe ai i vetmi që të besova vërtetë.
Fjala jote ishte busullë e rrugës sime,
e tani të kam engjëll mbrojtës, o mbreti im! Pushoni të qetë!
O bre, sa më ka marrë malli t’ju shoh!…
TA RIKTHEJMË GJENETIKËN
Si ta sjellim në vijë gjenetikën,
kur femra ishte mbretëreshë e froneve,
kur femra hyjneshë e zotave
nga fjala vrasje nuk kërcënohej?
Si ta zvarrim këtë “civilizim”të deshtuar
ku burrave femra ju duket pa vlerë
E veç me njē organ gjenital
e identifikojnë?
Se, sqenka mashkull se qenka pronë
Ku po shkon shoqëria e “civilizuar”,?
Pse po i duartrokasim vrasjes,me heshtje?
E mumjes, djallit po ia lejojmë qasjen.
Si mund ta sjellim në vijë gjenetikën,
nga familja, shkolla a shoqëria?
Si mund ta lartësojmë femrën?
në mbretërinë që shekujsh i takon?
Si mund ti mësojmë meshkujt
të përulen para saj si para zotit?
Më thoni miq…
A mund ta rikthejmë gjenetikën e pastër,
qoftë dhe me ndëshku mashkullin?

FORCA FEMRËS

————————————–

Edhe nëse Zoti i ka nda gjinitë,

trurin e njeriut nuk e ka ndarë,

Nuk i ka ndarë emocionet, ndjenjat e as epshet.

Them se e ka ndarë peshën, e si dhuratë ia fali mashkullit.

Ndërsa femrës ia la barrën e rëndë që të krijoj mashkullin,

që të mbush botën me plot të mirë e shpirt ligj.

Krijesa të pavlera për njerëzimin.

E që vlera për ta është vetëm leku dhe epshi.

Nëse mendoni se femra është e “cektë” gaboni,

nëse mendoni se femra është vetëm nevojë për mashkullin dhe këtu gaboni.

Sepse femra është ajo që e krijoj mashkullin,

E botës i dha kuptim e gjallëri jete.

Ti, mashkull që je i fort,

me muskuj, e që përpiqesh me lek të sundosh botën,

e femrën ta përulësh, e ta përlyesh gabohesh.

Sepse femra është hynore, në dorën e të madhit Zot.

Atë s’e mbron ti, por pafajësia e natyra e saj engjëllore.

Harrove se femra e copëtoj çdo pjesë të trupit për ty,

pa bërë zë, pa u ankuar.

Heshtjen e frikën e mbante çdoherë në gji,

që të mbulojë egon tënde.

Femra është e fortë, ajo rron me shpresë që

një ditë të bëhesh burrë me identitet.

E jo përulës i epshit,

Që femra tjera vret…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.