PO ECI NË TË THANMET E NANËS

0

Trandafile Malshi

Trandafile Malshi  është një poete e cila mbase   fillimisht  duket se të lodhë me vargjet esaj poetike, disi hermetike , por kur i ke lexuar këto poezi  , nëçfardo niveli që të jetë lexuesi, jo vetëm që ndjen shlodhjen e një dite, por dhe realisht  ta ka ënda për ta rilexuar serish pezinë e Trandafiles.Ndaj dhe  stafi i  redaksisë  së Revistës “Fjala”, pasi  i karilexuar , vëndosi të  botojë këtë  cikel  me poezi : Po eci në të thanmet e nanës.E kush nuk ka deshirë të ecin në këto thanie!

Po eci në të thanmet enanës

M’pat than nana dikur
Se urtë bija ëme duhet me nëjt
Se t’vjetrit dhe fjala e mirë
I duket ferrë e gastare
Nta me u pre e me u çjerr

M’pat than nana dikur
Se jo s’do me than gja se dolën lulet
Munet mos me ardh akoma e bukra pranverë

M’pat than nana dikur
Se motet s’don me than gja
Vështirësitë dhe ngritjet
Të motnojnë e të forcojnë
me qan i urte e i zgjut

M’pat than nana dikur
Se loti sdon me than i dobët
Loti shpirtin e butë pasqyron

Eh sa më mësoi nana ime
E urta ,fisnikja deri në madhështi!
Unë se di …..
A thu po ec në t’thanmet e saj plot urti
Ah sikur………..!

M’bane prapë me qesh

Mi qëndise mijëra gjerdane gëzimi e hareje

Mi fshive mijëra kujtime

T’trishta

Mi dhe hov andrrës ma t’bukur

Shpreses ma të guximshme

Ma mëkove me plot durim

Syrit t’lodhun ia fshive lotjen

Që aty kish gjet strehim

Oh me mijera ngjyra ma mbushe jeten

Gershet mi bane si ngjyrat e ylberit

E perreth shtatit tëm

Mi mbshtolle plot ngadhnim

Mijera drita t’ambla mi zgjove

E n’tan botën tane

Më strehove

E me rroke amël

Eja me the gjej strehë përherë

N’shpirtin tim

ACAR…

Acar …..

Moti e shpirti frymojnë

Avull e brymë

Mbushin dritaret avujt

Vijëza të holla piklojnë

N’shpirt njolla t’ujtisme formojnë

N’eshtna m’hyn hajnisht

Bryma e ftohma e akullt

Që m’ndryjnë mijëra zana e tinguj

Copëza akulli m’flakërijnē akoma fjalët

Më mardhin ,po mē ngrijnë

Përqafuar ndër kujtime t’lumnueshme

Që rreken t’më bëjnë t’ harroj

N’andrra ec me qindra hapa

Prape aty kan mbet

Prapë vazhdoj

ndihen në ato rrugët e acarta

Me rrobën e fatit të shkyme

Me andrrat fort të ndryme

dëshpërimisht kërkoj një shenjë të gjej

N’rrugën e shkrete

të një mgjesi qe duket se prapë me vret

Me hap plagë plot me brenge

Ngrirë janë fjalët

Ngrirë dhe ndjenjat

Hapat n’harresë ngrirē gjithmonë

Të ikur jemi prapë , për ku !? Prapë ecim dhe ecim ,

Sa fort nxitojmë !!!

M’bane prapë me qesh

ME RROKE AMEL

Mi qëndise mijëra gjerdane gzimi e hareje

Mi fshive mijëra kujtime

T’trishta

Mi dhe hov andrrës ma t’bukur

Shpresën ma t’guximshme

Ma mëkove me plot durim

Syrit t’lodhun ia fshive lotjen

Që aty kish gjet strehim

Oh me mijëra ngjyra ma mbushe jetën

Gërshet mi bane si ngjyrat e ylberit

E përreth shtatit tem

Mi mbshtolle plot ngadhnim

Mijëra drita t’ambla mi zgjove

E n’tan botën tane

Më strehove

E me rroke amël

Eja- me the -gjej strehë përherë

N’shpirtin tim

MENGJESI U LA N’RREZE   DIELLI

N’rreze t’dillit u la mgjesi

Brinjë më  brinjë, e fushave

T’lame prej vesës n’çdo fijēz bari

Puhiza e lehtë i lkund gjethin

E mbetun diku n’degē.

Aty npēr to

Flakron rrezja e përcjell

Hare e shpresë

Amël ,ngrohtësisht

Bots i jep ngjyra plot e turlilloj

T’kuqes s’hareshme

Jeshiles plot shpresë

Njeriut i nep buzëqeshjen

E fmijes gugatjet e mjesit

Bashkē me diellin i çel sytë

Tan vendi mbush mrekulli

Nji zgjim i bukur ,nji hap i ri

N’fletë t’kalendarit

Ditēt numērohen

T’Harrohen brengat

Tej tē mērgohen

T’shijojmë çdo rrez

Buzëqeshje e shpresë

Kudo t’pērhapin fjalēn e mire

Amēlsinē dhe buzēqeshjen me dēshirē

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.