Prenda Sejdia 
Sot për mua qe një ditë shumë ndryshe, pse jo, dhe emocion përcjell kur gjendesh mes vlerave, e virtyti, pikon madhështi.
Unë kam lindur në fshatin tim Bugjon Pukë.
Atje është toka më e ëmbël, janë njerëzit më të fisëm dhe të veshur me gëzofin e virtyteteve më të larta njerëzore, ndaj them është e bekuar për bukuritë natyrore që zoti i ka dhuruar e në mund t’i menxhojmë ato perla natyrore përmes strategjive të zhvillimit.
Normalisht kërkohen dhe kapacitete njerëzore e kjo nëse sot duket e vështirë është pikërisht momenti për kërkim mundësishë në çdo fushë a sektor qoftë. “Kërko dhe gjen”.
Kush e ndjen veten “njeri” ka detyrim të bëjë më të mirën dhe të japin nga vetja ashtu siç dhanë të tjerët për ne.
Çdo qytetarë duhet të mendojë për qytetin e vet dhe qoftë majë mali, pasi ai është qyteti i tij, atje ka bashtinën, aty frymon dhe ndërton të ardhmen.
Kemi folur shumë dhe herë pas here, se jemi larguar nga libri që përcjell vlera, formon personalitet e profesion, të edukon me edukatën e qytetarisë, të bën të të vijë ‘era’ njeri.
– Sot pata rastin të bisedoj me Qytetarin e Parë të Bashkisë Fushë – Arrëz z. Hilë Curri, drejtuesi model, i interesuar për zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të trevës, njeriu i papërtuar, njeriu i punës plot fisnikëri dhe i interesuar në mirëqeverisjen e pushtetit vendorë në shërbim të qytetarëve.
Mirëpret propozimet produktive dhe ju vihet në dispozicion me mjetet e nevojshme.
– Biseduam gjatë për Artin- Letrarë të trevës, librin e krijimet, zhvillimet e ndryshme dhe mundësitë apo mungesat pasi kuptohet se pengesa mund të ketë ashtu si kudo.
Megjithëse, ajo që mund të theksoj dhe është e rëndësishme është se dëshira dhe angazhimi nuk mungon.
– Me shumë dëshirë e kënaqësi kam dhuruar për Bibliotekën disa nga krijimet por biseduam dhe për bashkëpunimin tonë mbi zhvillimet Letrare në zonë, projekte të cilat do i përkasin së ardhmes por nga ana e tij u mirëprit dhe u tregua i gatshëm në bashkëpunim dy a më shumë palëshe.
Prandaj gjej rastin ta falenderoj për kohën e bisedën, mikpritjen dhe dinamikën që sjell dhe vizionin po’ashtu, pasi ai vlerëson se Letersia është jo vetëm arti i të shprehurit por dhe menduarit dhe të vepruarit.
– Gjithashtu takimi me drejtorin e shkollës mesme të përgjithshme z. Akilin Laskaj, një drejtues model na mirëpriti në ambjentet e shkëlqyera të shkollës bashkë me profesoreshën e letërsisë znj. Dila Paloka, dhe trajtuam gjithashtu problematikat e mësim – dhënjes dhe mësim – nxënjes, formimin dhe edukimin e sfidat që kalojnë pa anashkaluar krijimtarinë Letrare pasi aty është pikërisht vendi që fillon ky proces i rëndësishëm.
Vizituam bibliotekën e shkollës e cila kishte tituj të shumtë librash dhe të ruajtura me shumë kujdes gjë së cilës i shtova edhe titujt e librave e Revistave të mij dhe, Sokol Sejdia, Luljeta Bushi e Z. Gëzim Ajgeraj gjithashtu, i cili në një të ardhme të afërt bashkë me stafin e Klubit Letrare të Shkrimtarëve, Poetëve dhe Artistëve të Veriut do gjenden atje mes malesh me ata njerëz që shpirtërat i kanë qelibarë me qëllim për të qënë më pranë të rinjëve si shpresat e së ardhmes.
– Gjithashtu një takim me juristen, administratoren Pëllumbesha Lasku, ishte kënaqësi biseda që zhvilluam, ndonëse mike e re por, të dukej sikur ishim njohur prej vitesh.
E dua shumë atë vend, i dua shumë njerëzit e trevës sime sepse atje sikur të gjen shpirti qetësi, pikërisht aty mes;
“DUKAGJINIT VJETËR”.
Të rikthehesh atje, është gjithmonë kënaqësi.