
Mbajtja e detyrës së prefektit të Qarkut të Shkodrës ka qënë për mua nder, privilegj dhe përgjegjësi.

Jam ndjerë vërtet e nderuar të ushtroj këtë funksion publik në vendlindjen time, për t’i shërbyer e për t’iu përgjigjur nevojave të çdo qytetari i kudo ndodhur në gjithë territorin e qarkut.
Ndonëse në një periudhë të ngjeshur, edhe pse intensive kam vënë në dispozicion të gjithë potencialin tim me gjithë forcat e mia për të qënë në lartësinë e detyrës.

Mirënjohës çdo punonjësi të këtij institucioni që nuk ka kursyer në asnjë moment devotshmërinë dhe përgjegjësinë që i ka dhënë detyra.

Sot nis një kapitull të ri në jetën time profesionale dhe publike duke marrë një tjetër përgjegjësi të madhe siç është sfida, për kandidimin në bashkinë e Shkodrës për të përmbushur më shumë sfidat që kanë banorët e Bashkisë Shkodër.
Mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen e pakushtëzuar tuajën!