Nga : Mimoza Rexhvelaj
Miku im,
U njohëm ndër vargje,
Kam ecur në labirintet e shqetësimit tënd,
Kam gjetur vetën nën rreshtat e tu.
Sa herë i fshiva sytë
E grushtin e fuqishëm e bëra gati
Ta godas malin e inatit në hakrrim.
Eh miku im
Poeti që nuk vdes kurrë
U njohëm ndër vargje trishtimi
Si bijtë e shekullit të ri
Që dritë nuk po shohin askund…