“Kënga Jonë” përkujton 100 vjetorin e Luftës së Koplikut

0
632

Nga: Rita ShkurtajPresidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta vlerëson Luftën e Koplikut dhe Malësinë e MadheAktivitet festiv në nderim të Luftës së Koplikut nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta.Ditën e shtunë me datë 10 / 10 / 2020 tek Bar Restorant “Besjoni i Ri” në Koplik të Malësisë së Madhe u organizua një takim përkujtimor me rastin e 100 vjetorit të Luftës së Koplikut nën kujdesin e veçante të Presidencës dhe vetë Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, i cili me prezencën e tij i dha vlera kombëtare asaj qëndrese heroike të malsorëve trima.Një organizim solem zyrtar i planifikuar dhe protokolluar edhe në fletoren zyrtare të këtij institucioni, pas një kërkese të shoqatës kulturore “Kënga e jonë” dhe drejtuesit të saj z.Rrok Gjelaj. Në këtë përkujtimore morën pjesë malsorë nga të dy anët e kufirit, Shqipërisë dhe Mali të Zi, ku ra në sy prezenca e delegatëve të Komunës së Tuzit, malsorëve dhe intelektualëve nga Dukagjini, njëkohsisht përfaqsues të Shoqatës Atdhetare Dukagjini me Kryetar z.Ndue Sana, si dhe përfaqsues të instacave më të larta të qarkut Shkodër e më gjërë.E pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër znj.Voltana Ademi, Perfaq֝ësues i Komunës së Tuzit, z.Nikollë Camaj, përfaqsues të forcave politike opozitare z.Agron Çela, z.Edmond Ndou, z.Fatmir Shpellzaj, z.Ramadan Lika e shumë personalitete të tjerë që punojn e veprojne “në”, dhe “pr” Malsinë e Madhe, si biznesmenë, studjues, gazetarë e të afërm, “trashëgimtarë të martirëve të lirisë” siç i cilësoi në fjalën e rastit Presidenti Meta.Ajo që ra në sy më së shumti në këtë përkujtimore ishte mungesa e të “Zotit të Shtëpisë” Kryebashkjakut, z. Tonin Marinaj dhe stafit të nënpunësave të tij, përfshi këtu edhe përfaqsuesit e forcës politike në pozitë, si individ, si qytetarë, si lider dhe si malsorë, detyra ua impononte të ishin në krye të saj, pasi përfaqsojnë vullnetin dhe zërin e malsorëve, e në respekt të institucionit, duhej t’i bashkangjiteshin kësaj përkujtimoreje me shumë kuptim për Malësinë dhe malsoret, gjë që mesaduket të gjitha këto detyrime i kanë varrosur bashkë me lapidarin e hequr për të vendosur ca pllaka guri e shtylla hekuri të konvertuara në “pare të thata” për xhepat e klientëlistëve të “Rilindjes Urbane”, edhe pse ai lapidar ishte i vetmi memorial që dëshmonte për atë qëndresë.Megjithëse kam rezervat e mia si historiane për mungesën e ndriçimit të plotë të t’vërtetës ndaj asaj qëndrese gjithpërfshirëse, çka u vu re edhe në kumtesat e malsoreve, pasi nuk dëshmuan sa, dhe si duhej, se; Lufta e Koplikut kishte, dhe ka, merita akoma më të mëdha, pasi falë asaj qëndrese këto vise sot gjenden brenda teritorit të Shqipërisë e vendi ku ishim mbledhur as që u përmend se ishte pika e referimit ku fare pranë gjindej banesa e Zef Luc Mullisit më shumë se 100 vjeçare, e cila meritonte po aq vëmëndje kujtese, serish, i përgëzoj për faktet e reja që u dëshmuan para të pranishmëve, sidomos z.Mark Lucgjokaj për gojëdhënat dhe faktet që lidhen me dëshmitarë okularë.Luftën nuk e bënë vetëm krerët, ndaj duhet shumë kujdes në vlerësim, pasi ashtu si “plumbi” dhe “shpata” vrasin njësoj, po ashtu edhe meritat duhen çmuar me të njëjtën peshë, sidomos në një fushë-betejë.Në këtë përkujtimore ra në sy gjithashtu edhe mungesa e theksuar e studiuesve akademik malsor, njohës vlerësues dhe kritik, të cilët duhet t’i vendosin njëherë e mirë pikat mbi “i” sa i takon asaj qëndrese dhe ta ngrejnë në pjedistalin më të lartë Kombëtar, ku dhe i takon me të drejtë.Me vëmëndje të shtuar dhe shumë interes u degjua dhe u mirprit fjala e rastit e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, i cili me atë maturinë në të shprehur që e karakterizon siç thonë malsorët “nuk i pikë fjala në tokë” e përshkroi atë qëndresë me dinjitet dhe vlerësim maksimal edhe pse ndoshta falë mungesës së informacioneve burimore akademike, pozicionit të tij juridik, si dhe nevojës për të mbajtur një qëndrim zyrtar, i është dashur të hulumtojë e të kuptojë ca më shumë, mbi atë të vërtetë të hidhur e të lavdishme që provuan malsoren në trojet e tyre 100 vite më parë.Plot kuptim dhe peshë ishte vlerësimi nga ana e Presidentit Meta, i elementit femër, prezente në këtë qëndresë, e cila për fat të keq pothuajse gjithmonë e gjithkund anashkalohet.Më pas u ndanë edhe disa vlerësime individuale të paraqitura më heret pranë institucionit të presidencës nga shoqata “Kënga e jonë” e të miratuara nga Këshilli Mbikqyrës i Presidencës.Për çudi si në gjithçka tjetër që ne shqiptaret nuk harrojmë ta prishim imazhin e një pune të mirë me egot personale, duke i vendosur ato vend e pa vend, s’mund të mungonte as në këtë aktivitet. Me gjithë respektin për ata malsorë të cilët u dekuruan nga Presidenti, vlerësimi i parë dhe i vetmi maksimal i takonte gjithë asaj qëndrese, sidomos në këtë përkujtimore dhe Vit Jubilar, pastaj t’u jepej vlerësim individëve të cilët janë me qindra, dhe aq me pak të kishte vlerësimeve jashtë kësaj kornize përkujtimore.Me libretin e përgaditur me mjeshtëri nga intelektuali dukagjinas z.Prel Milani dhe me interpretimin brilant të aktores së teatrit “Migjeni” të Shkodrës znj.Rajmonda Marku, i gjithë programi ishte i gërshetuar me këngë, një pjesë e të cilave çuan peshë zemrat e të pranishmëve, sidomos ato të të rinjëve malsor Gabriel Rraposhi dhe Kjara Pepushaj.U shpërndamë nën tingujt e kënges “Ku e muer emrin Malësia” të shoqëruar nga vallëtarët e rinj kelmendas të veshur me veshje kombëtare.U largova me mendimin dhe shpresen që një ditë jo të largët, uniteti malsor do dijë t’i ftojë me këngën e kushtrimit “Maje krahu” bijt e kësaj malsie nga të dy krahet e kufirit, t’i shtrojë rreth një sofre në këtë vend të gjërë, për t’a shkruar bashkë historinë e për ta dëshmuar burrninë, fisnikërinë dhe per ta mbrojtur me dinjitet urtinë e këtyre maleve që peshojnë sa vetë jeta e të mos jetë kurrë më e nevojshme të na shpreh mirëseardhjen miku, e aq me pak të na mësojë të flasim, pasi kurrë nuk i kanë munguan mendimtarët e urtë dhe zë bylbylat Malësisë së Madhe.Përulemi me nderimin më të lartë për atë gjak të derdhur, plagët e idhura e humbjet e jetëve të atyre malsorëve të përfshirë në këtë luftë, të cilët me durim, sakrificë dhe vetmohim i mbrojten këto troje nga grabitqarët dhe hijenat që sulmuan pabesisht kohë pas kohe Malësinë e Madhe.T’u jemi mirnjohës dhe perulemi para kujtimit të tyre edhe për vazhdimsinë e jetës mbi këtë ultësirë të shkrumbuar e zhuritur sa asnjë vend tjetër në Ballkan.Mirënjohje pafund Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta për vëmëndjen institucionale në vlerësimin e kësaj qëndrese heroike të malsorëve në vitet 1920 – 1921.Nuk ka asnjë vlerë të nderosh të gjallët e të harrosh të vdekurit, sado pushtet dhe para të kesh, ndaj respekti për t’a është dinjitet.”Ndërsa ju malsorë të munguar mos harroni se toka e Malësisë ku shklitni dhe do preheni një ditë, nuk i falë kurrë mosmirënjohësit dhe tradhtarët e kauzës së shenjtë të dinjitetit dhe besës së shkelur”.

Tetor 2020

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.