Shkodër,“Katastrofat Nuk Njohin Kufinj”

0
271
Prezantohen pajisjet e reja për mbrojtjen dhe shpëtimin nga përmbytjet, parashikimet meteorologjike dhe sistemet e hershme të paralajmërimit.
Në ditën Ndërkombëtare të Reduktimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe përmbylljes së projektit “Katastrofat Nuk Njohin Kufinj”, financuar nga Bashkimi Evropian, Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, organizoi panairin me temë “Reduktimi i Rrezikut të Fatkeqësive Natyrore” në BashkiaShkoder.
Të pranishëm në aktivitet ishin Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zj.Voltana Ademi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z.Haki Çako, përfaqësues të institucioneve veprimtaria e të cilëve përfshin mbrojtjen dhe shpëtimin në rastet e emergjencave, media, partnerë të projektit.
Në panair u ekspozuan pajisjet e reja për mbrojtjen dhe shpëtimin nga përmbytjet, pajisje për parashikimet meteorologjike dhe sistemet e hershme të paralajmërimit, të prokuruara nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër me qëllim përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese të institucioneve Rajonale, të angazhuara në rastet e Emergjencave Civile ( FNSH, MZSH, Reparti Ushtarak 1010 Vau Dejes dhe të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak)
Pajisjet e prokuruara përbëhen nga dy tipologji të ndryshme varka gome, motorë të jashtëm, kostume dhe jelekë shpëtimi, dhe pajisje meteorologjike të përbëra nga dy stacione të automatizuara sinoptike, dy stacione hidrike së bashku me software-in për analizimin e të dhënave dhe paralajmërimet e hershme.
Gjatë panairit, u dorëzuan gjithashtu, disa çmime simbolike, nxënësve fitues të konkursit të vizatimit me temë mbi fatkeqësite natyrore, të organizuar në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese, punime të cilat ishin të ekspozuara për pjesëmarrësit.
Aktivitiveti u realizua në kuadër të projektit “Katastrofat Nuk Njohin Kufinj” – Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Mal i Zi – Shqipëri, 2014 – 2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.