Nuk do të dija të rrisja tjetër vajzë si ty

0
1538
Eva Gjoni 
22 Mars , e merkure ora 9:30 

Salla e operacionit eshte gati, hyj ,dhe jam e vetedijshme cfare procesti me pret, do linde nje femije , Per mua eshte femija i dyte. Marr narkozen , ate te temershmen narkoze qe te shkurtonte jeten ne ate kohe .Per mua nuk perbente asnje ngarkese emocionale kjo gje, une do lindja nje femije kjo ishte ajo qe me emociononte, nuk e dija gjinine , nuk kisha dashur ta dija me perpara doja te ishte surprize. Doja qe zoti te me bente surprize, ashtu i kisha kaluar muajt e shtatzanise , duke perkedhelur nje krijese pa gjini, por thelle ndjenja se ishte gjinia ime sec kisha nje lidhje me qenjen qe mbaja ne barkun tim , reagimet e saj . Gjithmon thoja mos eshte vajze , pastaj ndergjegjjia e nenes me thoshte po te jete djale dhe mendimet e mija degjon . Ndaj i drejtohesha femija im . Por per cudine time kisha shfletuar per te gjetur nje emer dhe i vetmi emer qe me ngjiti dhe qe e dashurova
ishte Alisa , perse do thoni , Alisa do te thote dicka e paster e kristalte, ky pershkrim per emerin me beri te me ngulitej .Pa perfunduar operacionin me del narkoza , ndijeja qe po punonin ne trupin tim po pa dhimbje. Ju them cfare eshte , cfare linda? Vajze , me thone ,o zot ishte vajze. E si mund te rritej nje vajze , se di? Isha shume e re , megjithese nene per here te dyte. Alisa ishte nje krijese engjellore, e qete , e embel , nuk mbaj mend pagjumesi me te. Nje femije qe mesoi shpejt te eci dhe te flase. Ishte femije i mbare, nuk semurej shpesh , nuk grindej . Fillova ta rrisja vajzen time. Mendoja shume se si te sillesha me te, gjithmone sillja veten ne moshen e saj. Si mendoja une , cfare me pelqente mua. Mundohesha te isha sa me prane saj , te isha e barabarte me te.Ne barazine qe krijoja i mesoja ato qe duheshin dhe ajo i perthithte lehtesisht.Femijeve te mi i kam kushtuar vemendje anes shpirterore te tyre dhe te kuptuarit te veprimeve dhe sjelleve . Po keshtu me Alisen u mundova te nxise brenda saj nje shpirt te bukur, te ndjeshem , e nje menyre te menduari sa me te vertete, dhe Alisa tani e rritur ka nje bote qe mua me mahnite cdo dite, ka nje ndjeshmeri te brishte, ka nje shpirt te paster, ka nje drejtesi dhe rregull ne vetvete qe shpesh nuk e gjen veten ne abjentin qe e rrethon. E mesova te rrespektoj veten . Me mire se kushdo ajo e di kush eshte dhe cfare do e cfare i duhet. Nuk mund te pranoj cdo gje per te mos ngelur pa gje, Gjithmone ka qene vetja e saj. Mardhenja ime me te ka qene liberale ose jo shternguese, sepse ajo dinte te zgjidhte . Sot ti ke ditelindjen bija ime , nuk e di sa nene e mire kam qene por di qe kam bere sa kam mundur derri ne fund te fuqive te mia shpirterore , fizike . Une sot jam krenare me ty , me ben te ndihem e realizuar .Urimi im per ty sot eshte mos ndrysho per asnje dhe per asgje veten tende, lufto per te aritur ate qe do se gjithmon nje dite do ta kesh. Te dua e vogla e madhja vajza ime, nje sekret neqoftese do te kisha nje vajze te dyte nuk do dija ta rrisja , une isha e afte te rrisja vetem nje vajze si ty!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.