Një lamtumirë për gazetarin Zamir Dule

0
61
Në dhomën ku jetoi gazetari Zamir Dule, ditën që u fsheh nën dhe!… bashkë me Martin Lekën….
Aleksandër Çipa
Gazetari Zamir Dule, diku nga mesdita e kësaj dite, do të fshihet nën dhe. Shkon, duke lënë ndër të gjallë, emrin e tij si simbol i reporterit që udhëtoi me ambicien e fisme profesionale në atë kohë të 1997, por edhe me dramën e vet të mëpastajme…
U “martirizua” për lajmin dhe raportimin e thelluar të kronikës, duke tejkaluar vdekjen fizike, e cila e arriti, plot pas 27 vitesh, dhe pasi u përplas me të nëpër një kalvar spitalor dhe dashurie të vetme familjarësh e shumë pak miq e kolegësh.
Zamir Dule shkoi pasi iu ndal zemra e munduar, duke e qesëndisur sidomos pas vitit 1997, botën e vogël shqiptare të Shqipërisë, në mënyrën e tij.
E qesëndisi nga një pozitë e individit të lënduar keqas në shëndetin e vet mendor, por si një Ezra Paund në periferi, shkroi aq shumë gjëra me talent dhe mendje sqimatare për anormalët e shumtë të shoqërisë dhe bashkëkohësisë së vet.
Në orët dhe ditët e fundit të jetës, pranë iu ndodh motra e vet me vëllain, të afërm dhe gazetari Bardhyl Gostnishti e një avokat, mik i nderuar.
Dhimbjen për ikjen e tij e ndajnë shumë e shumë të tjerë, por më të shumtë, janë lexuesit e tij të atëhershëm të “Koha jonë” dhe lexues të afërt që kanë patur rastin të njihen me një pjesë të dorëshkrimeve të tij.
Barrën e rëndë financiare të kurimit të tij të pasukseshëm në spitalin privat, edhe pse me lutje të ndryshme e kryesisht prej Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, e përballojnë dhe e kanë peshë të rëndë edhe pas kësaj, motra dhe vëllai i tij I shtrenjtë.
Zamir Dule ishte gazetar i lindur. Nuk iu shqit leximit edhe kur kishte dhimbje në mendje e në zemër.
Ishte mençurisht i heshtur dhe refuzues, kontestues dhe meditues për paqen e natyrës dhe gërmadhësinë e kësaj bote.
Jeta e Zamir Dules është më shumë se një histori dhe aq më tepër një rast tronditës për historinë e gazetarisë shqiptare në kohë të demokracisë hibride.
Korrespodenti i së përditshmes më të famshme të viteve ’90, gazetës “Koha jonë”, në Korçë, spikati për talentin raportues, për këmbënguljen, intelektin dhe sidomos pasionin

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.