Në gjendje kritike për jeten, nëna ledhaton foshnjen: Mos ma lësho dorën o bir, Zoti do t’i dëgjojë lutjet e mia

0
305

Të birin e vogël, kjo nënë e solli në spital me urgjencë… mjekët i thanë se ishte në vdekje klinike. Fatmirësisht erdhi në jetë. Tani Eyden ndodhet i shtruar në reanimacion. Trupin e tij të vogël e përshkojnë aget. Përreth ka aparaturat. Eyden është veçse 6 muajsh.Në krah të tij është e ëma. Vilma është nënë e tre fëmijëve. Derdh lot dëshpërimi çdo moment. Përpara ka të birin, i cili ndodhet në një gjendje tepër kritike. Mund të largohet nga kjo botë nga momenti në moment… për shkak të zemrës. Vilmës nuk i kanë mbetur veçse lotët dhe shpresat tek i Madhi Zot. Teksa shpirti i qan, ajo lutet që të ndodhë mrekullia me djalin e saj.

“O Zot sa dhimbje o Zot… (qan) O shpirti im, të lutem mami, të bëhesh mirë. Të lutem o zemra ime. Ej mam… deri në pikën e fundit të jetës sime, do të jem këtu. Derisa të kem frymën e fundit. Do të bëj çmos që të mos ma lëshosh dorën kurrë… (qan) të lutet mami.

I lutem Zotit çdo sekondë për ty o bir… Zoti do t’i dëgjojë lutjet e mia. Eyden, do ta rregullojmë këtë zemër të vogël, që të rrahi gjithmonë pranë mamit”-thotë nëna.Eyden ka nevojë për një operim të komplikuar në zemër, një ndërhyrje e cila nuk kryhet në Shqipëri. Vogëlushi 6 muajsh duhet të udhëtojë sa më parë jashtë shtetit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.