Ymrije Beqiri mysafire në rubriken “Personazhi ynë”

0
1552
Ymrije Beqiri lindi në vitin 1971, në Dubofc të Vushtrrisë, Kosovë. Sot ajo jeton dhe vepron në qytetin e vjetër të Vushtrrisë. Qysh në mësimet e shkollës fillore ajo filloj të merrej me shkrime, kryesisht me poezi. Poezitë e saja kanë përmbajtje dhe tematika të ndryshme për jetën, vendlindjen e saj, qytetin e vjetër, por më së shumti ajo i kushtohen poezive për fëmijë. Përkushtimi i saj i palodhshëm me fëmijë në kopshin “Foleja” në Vushtrri, ku punon edhe sot, ka bërë që pjesën më të madhe të shkrimeve t’ia kushtoj fëmijëve. Dëshira e saj për t’i botuar ato poezi dhe shkrime janë të kahmotshme! Por, edhe në pamundësi për t’i botuar këto poezi dhe shkrime Ymrija prapë se prapë gjenë forcë dhe kurajo të shkruaj dhe poezi të shumta që i ruan me nostalgji. Ka të shktruara me qindra poezi që ua ka kushtuar fëmijëve, jetës dhe vendlindjes .

Ëndrrën mos ma prish!

Ëndrra më kaplloi, të lutem mos ma prish
në ma prish ëndrrën bënë krim t’a dish
ëndrra të tilla s’dua të kenë t’sosur
brena tyre, le të jem i murosur!

Mos ma prish ëndrën, është ëndrra që dua
më bënë me flatra, ndër eje më çonë mua
Ti mos xhelozo, mbrenda ëndrrës je
ashtu si dhe unë lumturi pa fre!

Paska ardhë kjo ëndër si me porrosi
nuk më la vetëm, në të jemi të dy
n’qyllim të lulëzuar,, shtrirë të përqafuar
ëndra na mjaltos, t’mos ketë t’përfunduar!

Ëndrën mos ma prish

Të shoh Ty dhe mari flakë!

Një qiellore m’erdhi nga larg
bukuroshja një shtat selvi
drithërimar m’vinin varg
bota m’erdhi në sytë e mi!

Pranë më erdhe çik dardane
fytyrë qeshur, t’ndryste syri
hijeshinë kishe prej nane
gonxhe m’ishe, lule prilli!

Eh, të shoh kështu vigane
sy e vetulla, faqe e gushë
s’kam çtë them m’je si mrizë zane
fatin tim zor ta ketë kush!

Bukur flokët, t’shkëlqen luku
gjoksin tënd s’e bënë as truku
kur të shoh mori perendi
si durroj as vet se di!

Dua tri aty pranë teje
të të puth gush, buzë e faqe
gjaku le t’na vloj ndër deje
moj e bukura manushaqe

Moj , çikë dardane
moj e bukura shtat selvi
eja duku dhe kësaj ane
mezi pres me ty të ri!
Mezi presë të të marr në duar
bashkë me ty të fluturoj
me ty tjem në njësh shëndruar
plot ngrohtësi të të dhuroj!

Mezi pres, moj mrrekulli
Të shoh ty dhe mari flak
eja pra moj shtatselvi
eja pranë e mos m’rri larg!

E dashura mikja ime
Sa u gzova që të gjeta
Nga gezimi u mallengjeva
Lot mu mbush faculeta.

Thash mu ngjall motra ime
E po flas me te po shkruaj
Ato fjalë që ti mi shkrove
Dot me mbajnë me dit e muaj.

Do te dua zemra ime
Dhe shum shpejt kam met takue
Ket miqsi qe bam se bashku
Mesusin me e urue.

Te ma hiqesh mallin tim
Qe e ndij per motren time
Dhe së bashku duke qeshur
Te shpalosim plot kujtime.

Faleminderit, feleminderit
Te them me qindra herë
Shoqja e ngusht e motre sime
Paq shendet mirsi e nder.

Ti nga sot ben pjes ne zemren tem ,
Te dua e te qmoj me plot krenari ,
Qe motra ime ka pas ni shoqe si ty …

Mësim nga jeta

Të ëndërroja të bardhë
Me atë pëlhurë me pupla
E mua s’ma thua asnjë fjalë
U zhgënjeva, u shkëputa.

Mësova gjatë jetës,
Se si të të dua
Në kohën që u bashkuam,
Ti ma theve zemrën mua.

Nuk e di ç’të gjeti,
Të kuptojë mundohem
Por një gjë mësova për vete,
Kurrë mos të dorëzohem.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.