Valentina Ndoci : Shkodra qyteti që nuk harrohet lehtë

0
1923

Interviste me intelektualen Shkodrane Valentina Ndoci e cila e “braktisi “ Shkodren me dhimbje , për të ndertuar një jetë më të mirë në Kryeqytet …

Intervistoi : Gezim Vuçaj

Pyetje : Keni kryer Shkollën e mesme në Fush-Arrëz , pastaj Universitetin në Tiranë fakulteti i shkencave të natyrës , dega fizike , po pastaj cili ka qënë rrugtimi i juaj ?

Përgjigje : Po e vertete..kam mbaruar shkollen e mesme ne qytetin e lindjes ne Fushe-Arrez.., me pas mbarova studimet ne Fakultetin e Shkencave te Natyres..dega Fizike..ne Tirane. Fati I jetes me solli te jetoj e ndertoj familjen ne qytetin e Shkodres. Kam punuar 23 vite..drejtoreshe..nendrejtoreshe shkolle..si dhe mesuese ne shkollen e mesme Industriale “Arben Broci”….

Pyetje : Do thonim keni kaluar disa vite të pa harruara në Shkoder , ku keni punuar në shkollen e mesme “Arben Broci” , dicka nga mbresat dhe kujtimet e atyre viteve ?

Përgjigje : Vite plot me experience … vlera .. emocione … perkushtim . Tek shkolla “Arben Broci ” kam kujtimet me te bukura..e kjo fale brezave te nxenesve te mrekullueshem ne sjellje , ne kapacitete e deshire per te mesuar..Gjithashtu dhe stafi punes I mrekullueshem ku ruaj respekt per te gjithe jeten, te cilet me jane gjetur prane ne momentet me te veshtira te jetes time

Pyetje : Jeta ka të bukurat dhe vështersit e saj , duket se jeta vëretetë u ka vënë në prove , ndaj dhe “guxuat” të lini shkodren për të filluar një jetë ndryshe në Tiranë ?

Përgjigje : Une e lashe Shkodren nga nje arsye madhore..pas aksidentit qe pesova bashke me dy femijet..ku humba vajzen bimen e shpirtit..e veq doja te Ikja nga kjo dhimbje , Dashuri e imja tani .

Pyetje : Mund të konsiderohet e veshtirë , thuajse e pa mundur , do thonim edhe punësimi ne Tiranë për më tepër në Arsim ?

Përgjigje : Punoj perseri ne arsim pas ndihmeses qe me dha “ministrja e arsimit” Lindita Nikolla…nje grua..nje Nene..me zemer te madhe e cila ndjeu dhimbjen qe po kaloja ..e qe doja te rrija afer djalit ..e vetmja dashuri tani..

Pyetje : Ju jeni një intelektuale e cila I dhuroni vetes “luksin” të mos u nënshtroheni asnjeherë vështersive , po a keni menduar që mbase rruga më e lehtë për të gjetur shtigjet e jetes sot është politika ?

Përgjigje : Si natyre jeta e veshtire me ka bere te jem luftarake..te mosnenshtrohem..por te sfidoj dhimbjen..veshtiresite..te shoh perpara te realizohem prifesionalisht nese ia arrij..
-Me pelqen ” politika ” ama politikat e drejta ne sherbim te popullit e njerezve ne nevoje..
– Ne Shkoder jam aktivizuar..ku si experience sherbeu si plotesim kapacitetesh ne kete fushe..por nuk mora aspak pritshmerite e duhura.

Pyetje : Në rrjetet sociale , ju kemi parë tek keni dalë në foto me veshje të zjarrfikseve , ku ishte i pranishem edhe kryetari I bashkise Erion Veliaj , rastesi apo?

Përgjigje : Tani në Tirane … sa për sqarim nuk jam angazhuar në asnjë force politike …
Punoj vullnetarisht në një qender vullnetare..” Emergjenca Civile ” në sherbim te njerezve në veshtiresi natyrore . Si qender bashkpunon me Bashkine e Tiranes … cilado force politike ta drejtoje .

Pyetje : Ju kujtohet Shoqeria që keni lënë në Shkoder?

Përgjigje : Sigurisht që Shkodra më mungon … shoqeria ime me vlera … humori … flladi shirokes … kembanat e kishës madhe … rruget kalldremet e shkelura … gjithcka … kam mall …

Pyetje : Veçmas profesionit tuaj të mësuesisë , cfare pasioni tjeter keni ?

Përgjigje : Perveq..profesionit tim..pasion kam pikturen..qe e kam ushtruar me vite punimet me drite hije..te cilen mendoj ta vazhdoj pasi te stabilizohem ketu ne tirane

Pyetje : Për hirë të së vërtetës , duhet theksuar fakti , se krahas formimit tuaj intelektual , natyra ju ka falur edhe bukurinë , veconi ju nga njerzit tuaj të fisit apo e keni ne gen të jeni të bukur?

Përgjigje : Sa per aparencen time kam menduar gjithmone se ka rendesi.. permbajtja e jo forma..

Pyetje : Sinqerisht bukuria , ju ka ndihmuar apo penguar ne rruget e jetes?

Përgjigje : Me sinqeritet … bukuria mua nuk me ka lehtesuar gjërat … por veshtiresuar ato …

Pyetje : Muzika , ju pëlqen apo ?

Përgjigje : E ndjej muziken..I perqafoj nga pak te gjitha artet e bukura..

 

Ju faleminderit!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.