Deputetja e PS Adelina Rista , reagon ndaj këshilltarëve të LSI që po i bashkohen PS : Interesaxhinj , Kameleonë …

0
927
Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun Fier ka reaguar rreth situatës së krijuar ku disa nga këshilltarët e LSI dhe drejtues të tjerë po të kësaj partie në rang kombëtar  po largohen nga LSI dhe po shkojnë në Partinë Socialiste , shikoni më poshtë deklaratën e zonjës Rista : 

“… Të zhgënjyer???!!! … Tani u qenkeshin hapur sytë???!!! … Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik “zhgënjimin” e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!…. Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së… pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre…të largohen prej andej e …. pastaj le të trokasin në derën e PS- së,… të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie… e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!Eh….socialistët e thjeshtë!… sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t’i nxjerrë pa lagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës… dhe kanë marrë premtimin e radhës… Fenomeni LSI!…… Dhe është i njohur ky fenomen… ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet… #FenomeniLSI#” shkruan deputetja e PS në një status në Facebook.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.