Intërvista/Pranvera Qerimi poetja me “Ftesë Mishi”

0
293
– Pyetje: Për lexuesin e revistës “Fjala” kush është poetja Pranvera Qerimi? – Përgjigje… Pranvera Qerimi U lind pas Luftës me 22.03 2001 ne Ferizaj Shkollën fillore e ka përfunduar në “Deshmoret e Koshares”,dhe atë të mesme në Gjimnazin “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj me vlerësimin shkelqyeshëm. Ka përfunduar studimet bachelor, me status të rregullt në Universitetin e Prishtines, në kuader të Fakultetit Filologjik, në departamentin Letërsi Shqipe e regjistruar për herë të parë në vitin 2018/2019. Perveç profesionit, merret edhe me poezi, të cilat janë botuar në revista te ndryshme, duke u vlerësuar edhe me çmime. – Pyetje: Jeni formuar për letërsi në fakultetin Filologjik në Universitetin Prishtines, sa ju ka ndih muar ky studim për tu bërë një poete tashmnë e afirmuar? – Përgjigje…Pyetje adekuate Fakulteti Filologjik apo me saktesisht drejtimi apo dega Letersi shqipe do t’i duhej cdo shqiptari, pse e them kete ?,

FJALA – INTERVISTE ME POETEN PRANVERA QERIMI

Eshte se pervec drejtshkrimit qe gjysma e popullesise shqiptare nuk dijne te shkruajne pa gabime por as te flasin si duhet ,pervec kesaj letersia ia mundeson cdo indivi ta shoh jeten ne kendveshtrime te ndryshme,lexim jo vetem qe pasuron fjalorin por pasuron edhe mendje.Me ka ndihmuar jashtezakonisht shume. – Pyetje: Cila është poezia juaj e parë që e mbani mënd si një nisim rrugëtimi drejtë poezisë? – Përgjigjeë: Poezia pare eshte ‘’ Ftese Mishi’’, qe eshte botuar ne revisten ‘’Fryma’’, revisten studentore , botimi saj ka qene sinjal per mua qe te vazhdoj krijimtarine time me nje motiv si asnjehere me pare . Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. Pyetje: Tashmë keni botuar poezit tuaja në mjaft gazeta dhe revista , cili është ai botgimi që iu ka dhënë një sadisfaksion për ta mbajtur mënd gjatë? – Përgjigje…Te them drejten kjo eshte nje pyetje e veshtire per mua sepse cdo botim ka nje pjese qe me perkett mua dmth gjej veten ne ata rreshta. – Pyetje: Në poezit tuaja , këni dedikime apo ..? – Përgjigje…Natyrisht ,dedikimi pare ka qene per gjyshen time te ndjere,pastaj per zonjen Ferdonije Qerkezi, Besarten Jashari, Nenen Pashke nga Gjakove dhe e fundit kjo per heroi tim mund te thoja babin tim. – Pyetje :Çfar shkruani më shumë lirikë apo edhe poezi të abstraktizmit? – Përgjigje..Nuk anoj nga asnjera mundohem qe perplasem me tema te ndryshme. – Pyetje:Keni në planet e aferta ndonjë botim të roi ? – Përgjigje: Po patjeter,por kohen e thote puna ime . – Sa mendoni që një poete nga Ferizaj , është sot e pranishme tek lexuesi mbar Shqiptar..? – Përgjige. E Pranishme jam per ata qe shohin me mendje . – Pyetje plus…mendoni një ditë të promovoni librin tuaj në Shkodër? – Përgjigje… Pse jo, me lexues jam e gatshme te hedhi valle kudo. – Faleminderit !

Zanë e malit
Pluhurin ajo e thith,
Dheu për të është ushqim.
Mua vetmia ma thith gjakun…
Gjakun, si shushunjë.
Zemra më është përvëluar,
Si nje xham i rrezatuar, që do pëlcas, nëse e prek me duar.
Gjoksi më është bërë me vrima,
Gozhda bën vend aty.
Mendimet e mia, as rrufeja si ndalon. Ëndrrat e mia janë me të ditën.
Eh jo natën…
E zhvesha mendjen time,
por asnjëherë trupin e saj.
Shok i lotëve jam.
Kuis si nje bagllam dere,
jo për trupin e gufum të një femre,
por për shpirtin e saj.
Që më strehoi, si nje zog në fole.
E tani që po vdes…
Po e hedhë kallapin e dhëmbëve,
Po ua lë te tjerëve dhuratë.

Pa pasardhës
Mos më fajesoni mua,
se ai më la.
Mos më fyeni mua
se unë nuk pata gjë.
Mos më shikoni me përqeshje,
edhe unë dua pak heshtje.
Mos më shikoni me vrazhdësi,
edhe unë dëshiroja nje fëmijë.
Mos me thumboni me fjalë,
se kam çdo kund varre
Gjaku e dhimbja po ecin përballë,
mos më shikoni fare.
Edhe unë dëshiroja por s’qe ky fati
Pse njëherë nuk ndalni,
dhe të më pyesni
Por si qenë sokaku
nga unë vraponi…
Unë nuk jam bërë ushqim për askënd,
por ju ashtu dëshironi.
Me llafe e përgojime,
ashtu deshironi te rroni.
Si nuk ndaleni pak dhe të mendoni,
mos vallë, tjetrin buzë germinës po e drejtoni!
A mos vallë, as në mendje nuk ju shkon,
se edhe ju një ditë, s’mund të bëheni nënë…
Ndaloni aman se nuk di ku të strehohem,
nga fjalët e juaja jeta po më shkatërrohet.
Nuk e keni vënë re, se si i keni qëndisur
Ndoshta e keni pritur rastin
Si Marigona flamurin për ta qëndisur
Nuk mund t’ju them urime
Se nuk e thotë dot zemra ime
Më të ligshtin kur fiton
Vetëm veten poshtron.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.