Po ndodh tani/U shfaq baneri “Kosova është Serbi”, ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, arbitri dërgon skuadrat në dhomat e zhveshjes

0
209

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është pezulluar. Ky ka qënë vendimi i arbitrit francez Delajod W., i këshilluar edhe me asistentët dhe me UEFA, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024

Ne Baze

Kjo pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike dhe situata në stadiumin Arena Nationala (Bucharest) nuk duket aspak e qetë. Gjithashtu, në tribuna është shfaqur edhe baneri “Kosova është Serbi”. Skuadrat janë në dhomat e zhveshjes, në pritje të një vendimi përfundimtar. Vlen të theksojmë se Rumania është një nga  vendet e Bashkimit Europian, të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.