Kryesuesi i Listës Shqiptare “Koha është tani”, e përbërë nga Forumi Shqiptar ((ASH-LDSH), Forca, LP dhe UT, Nik Gjeloshaj, deklaroi për gazetën “Dan”, në podgorice se është i bindur që nga kjo listë do të fitojnë dy deputetë.“Jemi të bindur se votuesit tonë të deritanishëm do të mbesin të palëkundur, dhe se shumë votues shqiptar do ta njohin se pa ne çeshtja shqiptare nuk mund të avansohet në stadiumin që ne dëshirojmë. Pavarësisht diskriminimit që na e përcakton që nga starti Ligji për zgjedhjen e këshillëtarëve dhe deputetëve, jemi të bindur se kësaj herë nga lista jonë do të kemi dy deputetë”, deklaroi Gjeloshaj.Ndër të tjera, Gjeloshaj theksoi se çështja e identitetit është gjithmonë çështje e prioriteteve të larta për secilen pakicë dhe ku do.Kësisoj formacioni politik “Koha është Tani” dedhe sipas sipas sondazhit të agjencionit “CDM”, të realizuar nga data 5 deri 12 gusht, Lista Shqiptare “Koha është tani”, e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca, LP dhe UT, mbështet nga 1.9% e zgjedhësve, çfarë do të thotë se është fituese e zgjedhjeve në korpusin shqiptar.Ndërkaq, sipas këtij sondazhit, koalicioni tjetër shqiptar, “Bashkë nji za”, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike, LDnëMZ dhe PQSHI, ka mbështetjen prej 0,4%, çka do të thotë që nuk do ta kalojnë as pragun zgjedhor nga 0,7%.