Njoftim  për  anulimin e organizimit  te takimit tradicional  në Bashkesine Lokale  të Dabishecit

0

Njoftim nga Këshilli i  organizimit  tradicional  për    Manifestimin Kulturor dhe Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë) me sa vijon:

Të nderuar bashkëfshatarë, vëllezër dhe  motra. Të nderuar qytetarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare që i takoni  regjionit te të 3 Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë, ne nga këshilli  Organizativ dhe të punës për Unionin Kulturor Artistik për tri shterat me keqardhje ju njoftojmë se takimi tradicional i organizimit të “ Manifestimit Kulturor dhe Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë)” që ishte paraparë të mbahet për çdo vjet në mesin e Gushtit  për shkak të Pandemisë “Covid 19” dhe në interes të mbrojtjes së shëndetit të më të dashurve tonë, takimi anulohet.

Me miliona të infektuar nga COVID-19, po ashtu edhe shumë  te vdekur Corona-virusi dëshmoj deri me tash se nuk është i lehtë, por shpresojmë nga qendra shëndetësore botërore,qe do te gjendet shpjet ilaçi dhe do tejkalohet me pasoja sa ma të vogla. Përmes këtij mesazhi iu urojmë shëndet, mbarësi dhe lusim zotin qe në familjet tuaja të mbetet vetëm shqetësim,frika dhe përjetimi në kujtesën tuaj , pa iu prekur kjo e keqe në derën tuaj. Lusim  zotin qe sa më parë të tejkalojmë edhe këtë të keqe epidemike dhe të rikthehet buzëqeshja,lumturia dhe gëzimi në familjet e juaj , në mbarë popullin tonë shqiptar dhe dhashë zoti qe mos te dëgjohet ma për asnjë të infektuar as të vdekur nga Corona–virusi në gjithë botën. Përmes këtij njoftimi  i urojme  te gjithë të lindurit  qe kanë lindur ne këtë vit,i bëfshin nga 100 vjet ,i ngushëllojmë të gjithë ato familje qe humben të dashurit e vet  qoftë nga Pandemia ,qofte nga sëmundjet  natyrore, iu dëshiromë shërim sa ma të shpejt të gjithë atyre qe janë të prekur nga kjo sëmundje apo sëmundje tjetër .

Malësia e Gallapit-Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje. Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda dhe  Kamenica.

Unioni Artistik  Kulturor që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila kjo datë do te shënohet me aktivitete të ndryshme në vitet në vijim, prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri qe ti kthejmë vlerat kësaj zone dhe  të jemi sa ma te organizuar kompakt dhe dinjitoz .

Njofton Këshilli organizativ  i “Takimeve Tradicionale Kulturor dhe Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë) .Njftimit i bashkojmë edhe disa foto te takimeve paraprake.Datë 13.08.2020.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.