Mali i Zi/Sipas rezultateve paraprake, në komunën e Tuzi janë regjistruar 13,142 banorë

0
174

        Sipas rezultateve paraprake të MONSTAT-it për regjistrimin e popullsisë, në Malësi, në Komunën e Tuzit, jetojnë 13,142 banorë të regjistruar. Ndërkaq, gjithsej janë 14,252 persona të regjistruar.Nëse krahasohet me regjistrimin e 2011, është shënuar rritje. Në regjistrimin e 2011 në Malësi ishin 11,379 banorë të regjistruar.Nuk dihet se cilët faktorë kanë ndikuar më shumë ne rritjen e popullsisë; nataliteti, ardhacakët apo regjistrimi i mërgatës, ku kësaj radhe u bë një fushatë më aktive.Rritje u shënua edhe në Ulqin. Janë regjistruar 21,395 banorë në krahasim me 2011 kur ishin 19,921 banorë.Të dhënat për kombësinë, gjuhën dhe fenë, do të dalin kah mesi i vitit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.