Prezantohet në Itali makina e parë shqiptare “Illyrian TSX” – çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

0
1697

Makina e parë shqiptare u shfaq dje në një ngjarje ekskluzive paraprake të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino, Itali.Supermakina e re Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.Illyrian TSX nga Arrera, po konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi. Ai është rritur në Itali, por është nga Komuna e Drenasit.Ky i fundit, themelues i Arrera Automobili, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.Ndryshe, automobili ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.