BANDA E PARË MUZIKORE 1878 E THEMELUAR NË SHKODËR, RRUGA E GJATË E TRADITËS

0
392

Nga: Qamil GJYREZI

Shkodra njihet edhe si qyteti i themelimit të orkestrës së parë frymore në Shqipëri, në vitin 1878. Ishte iniciativa e arbëreshit françeskan At ‘Markoci që me ndihmat që mblodhi në popull, bëri të mundur ardhjen e mjeshtrit napolitan Giovanni Canale, i cili për katër vite me radhë jo vetëm që e drejtoi këtë bandë muzikore, por pregatiti instrumentistë te rinj.
Mjeshtri Canale shume shpejt nuhati talentin e një të riu, anëtar të këtij formacioni tek i cili më vonë i besoj drejtimin e Bandës. Ky ishte mjeshtri Palok Kurti, i cili përveç drejtimit të këtij formacioni, punoi fort edhe për krijimin e një repertori kombëtar.
Pjesëtarë të bandës në vite, u bënë instrumentistë të talentuar e pasionantë të qytetit dhe dirigjentet e saj ishin mjeshtra të tillë, si: Frano Ndoja, Sulë Liçaj, Martin Gjoka, Luigj Prela, Abdulla Grimci, Zef Kurti, Prenkë Jakova, Nush Shllaku, Tonin Daija, Abdullah Salabegu, dhe nga viti 1986 e në vazhdim Kujtim Alia.
Në repertorin e këtij formacioni është përfshirë literatura tradicionale shqiptare si dhe literaturë e zgjedhur nga muzika e kultivuar botërore.
Si rezultat i ndryshimeve social-politike që ndodhën në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, ashtu si tërë shoqëria shqiptare, banda muzikore kaloi një periudhë të vështirë. Duhet të vinte viti 2001 që kjo trupë t’i rikthehej qytetit dhe nga ky vit, ky formacion po punon për konsolidimin e tij, si një vlerë artistike dhe Krenari e qytetit .

Muzika dhe rëndësia e saj për një shoqëri të zhvilluar.

Muzika merr një rëndësi të vecantë për një shoqëri të zhvilluar, për edukimin, formimin e individit si të gjitha lëndët e tjera të shkencave shoqërore dhe ekzakte. Në periudhën që po kalojmë, kur interesi për këtë fushë të artit është në rënie, qeveria qendrore dhe lokale në bashkëpunim me specialistët e fushës dhe të edukimit duhet të përpilojnë projekte të qarta dhe të mbështesin muzikën, për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.